Lajme
5 rregulla për lejet e punës në Zvicër që të huajt shpesh nuk i dinë
Rregullat për të punuar në Zvicër ndryshojnë ndjeshëm në varësi të shtetësisë, kohëzgjatjes së punës dhe llojit të lejes së qëndrimit. Disa prej tyre mund të jenë befasuese për të huajt që planifikojnë të punojnë në vend
Një nga dallimet kryesore është mes shtetasve të vendeve të BE/EFTA-së dhe atyre nga vendet e treta. Qytetarët e BE/EFTA-së përfitojnë nga rregullat e lëvizjes së lirë dhe kanë qasje dukshëm më të lehtë në tregun zviceran të punës. Për punësim deri në tre muaj, në shumë raste nuk kërkohet leje qëndrimi, por punësimi duhet të deklarohet tek autoritetet.
Për punë që zgjat më shumë se tre muaj, qytetarët e BE/EFTA-së duhet të regjistrohen pranë autoriteteve lokale dhe të pajisen me lejen përkatëse. Kontratat më të shkurtra se një vit zakonisht lidhen me lejen L, ndërsa kontratat prej së paku një viti ose me afat të pacaktuar mundësojnë marrjen e lejes B, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër rregull që mund të befasojë të huajt është se leja e qëndrimit në një shtet të BE/EFTA-së nuk i jep automatikisht një shtetasi të një vendi të tretë të drejtën për të punuar në Zvicër. Ai vazhdon t’u nënshtrohet kushteve zvicerane për shtetasit jashtë BE/EFTA-së.
Për shtetasit e vendeve të treta, një ofertë pune gjithashtu nuk garanton leje pune. Punëdhënësi duhet të paraqesë kërkesën dhe, ndër të tjera, të dëshmojë se nuk është gjetur një kandidat i përshtatshëm nga Zvicra ose BE/EFTA. Lejet janë të kufizuara me kuota dhe në përgjithësi u jepet përparësi profesionistëve me kualifikime të larta.
Rregulla specifike ekzistojnë edhe për ndryshimin e vendit të punës. Për shtetasit e vendeve të treta me leje L, ndryshimi mund të jetë i kufizuar dhe kërkon plotësimin e kushteve të caktuara. Ndërkaq, personat me leje B në përgjithësi mund ta ndryshojnë punën pa autorizim shtesë, përveç rasteve kur leja është lidhur shprehimisht me një vend të caktuar pune ose me kushte të tregut të punës.
Edhe kantoni ka rol të rëndësishëm, pasi autoritetet kantonale janë përgjegjëse për shqyrtimin e shumë kërkesave dhe për çështjet që lidhen me lëshimin apo vazhdimin e lejeve L, B dhe C. Për këtë arsye, procedurat konkrete mund të kërkojnë komunikim direkt me autoritetin e migracionit të kantonit përkatës.
Në përgjithësi, sistemi zviceran mbetet dukshëm më i favorshëm për qytetarët e BE/EFTA-së, ndërsa për shtetasit e vendeve të treta – përfshirë qytetarët e Kosovës – hyrja në tregun e punës është më e kufizuar dhe varet nga kualifikimet, punëdhënësi, kuotat dhe miratimi i autoriteteve kompetente.
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”











