Ekonomi
Çmimi i naftës shënon rënie, shkaku i luftërave tregtare
Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka shënuar rënie për të dytën ditë me radhë, në kohën kur rënia e kërkesës globale ia ka marrë anën peshës së marrëveshjes së vendeve të OPEC-ut për zvogëlimin e prodhimit.
Një fuçi nafte e papërpunuar të martën u shit për 33 centë më lirë, përkatësisht 0.5 për qind më lirë ose 63.92 dollarë.
Javën e kaluar, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe disa vende të tjera, përfshirë Rusinë, u pajtuan që ta zvogëlojnë edhe më shumë prodhimin e naftës për 1.7 milion fuçi në ditë për të mbajtur çmim stabil të karburanteve.
Megjithatë, çmimi i “arit të zi” gjatë kësaj jave po shënon rënie dhe besohet se njëri ndër shkaktarët është afrimi i afatit të 15 dhjetorit që Shtetet e Bashkuara ia kanë caktuar Kinës për vendosjen e taksave ndaj mallrave kineze, përcjelle albinfo.ch.
Sekretari amerikan i Bujqësisë, Sonny Perdue, tha se presidenti Trump nuk dëshiron ta zbatojë valën e re të taksave ndaj mallrave kineze, por dëshiron që Kina të lëvizë me masa që këto taksa të shmangen, shkruan “Reuters”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












