Lajme
Shkupi, me gjashtë destinacione të reja
Të gjitha këto fluturime do të duhet të realizohen nga qershori i vitit të ardhshëm deri më 2018, me nga dy fluturime në javë
Mediat në Shkup mësojnë se thirrjes publike për përzgjedhjen e kompanisë „Low Cost“ i është përgjigjur vetëm WIESER, i cili ka ofruar fluturime direkte nga aeroporti i Shkupit për të fluturuar në Barcelonë, Oslo, Nirberg, Hamburg dhe për një tjetër fluturim në Gjermani, derisa nga Ohri planifikon të fluturojë për në Bazel.
Të gjitha këto fluturime do të duhet të realizohen nga qershori i vitit të ardhshëm deri më 2018, me nga dy fluturime në javë.
Fluturimet e reja do të rrisin numrin e udhëtarëve në dy aeroportet e Maqedonisë.
Sipas statistikave të fundit, numri i pasagjerëve që fluturuan nga Shkupi me WIESER u rrit me 40 për qind gjatë vitit të kaluar, apo për nëntë muajt e parë të 2014-ës me kompaninë në fjalë fluturuan gjysmë milioni pasagjerë. Aeroporti i Shkupit sivjet ka shënuar udhëtarin e 1-miliontë.
Autoritetet në Maqedoni njoftuan se do të vazhdojnë subvencionimin e kompanive me bileta të lira, ngase projekti ka qenë i suksesshëm dhe ka ndihmuar për të rritur numrin e pasagjerëve.
Sipas analizave, aeroporti i Shkupit ka shënuar rritjen më të madhe të numrit të udhëtarëve në krahasim me aeroportet në rajon.
Paralel me subvecionimin, autoritetet në Maqedoni janë angazhuar për futjen e një kompanie nacionale të transportit ajro
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










