Lajme
Reduktohen kolonat, në Merdare pritjet 20 minuta
Sipas Policisë së Kosovës, në mëngjesin e ditës së sotme, në Merdare pritjet kufitare kanë qenë afërsisht rreth 2:00 orë, ndërsa pasdite janë diku rreth 10-20 minuta
Mërgimtarë kosovarë vazhdimisht po përballen me kolona të gjata gjatë hyrjes në Kosovë. Shumica prej atyre që kanë ardhur dje, kanë pritur deri katër orë në pikëkalimin e Merdares dhe tek Dheu i Bardh. Ndërsa gjatë ditës së sotme pritjet kanë qenë më të shkurtra prej 2 orë deri 20 minuta.
Sipas Policisë së Kosovës, në mëngjesin e ditës së sotme, në Merdare pritjet kufitare kanë qenë afërsisht rreth 2:00 orë, ndërsa pasdite janë diku rreth 10-20 minuta, pasi fluksi i automjeteve me bashkatdhetarët që vijnë ne pushime, ka rënie në orët e pasdites,
“Fluksi i automjeteve me bashkatdhetarët tanë qe vijnë në pushime në Kosovë ka rënie në orët e pasdites, ndërsa ne dalje pritje nuk ka përveç kohëzgjatjes normale prej 05-10 deri sa te kryhen procedurat kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Edhe te Dheu i Bardhë, sipas Policisë, ka rënie të pritjeve në hyrje të Kosovës, krahasuar me ditën e shtunë. “Sot pritjet zgjasin afërsisht deri rreth 1:00 orë, por vërehet rënie e frekuentimit të automjeteve, kurse në dalje nuk ka pritje”, njofton Policia.
Policia e Kosovës, siç thuhet, vazhdon me masat shtese, me prezencë më të shtuar të personelit policor, në mënyre që të ndikojë në zvogëlimin e pritjeve dhe t’u mundësojë qytetarëve kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar në pjesën e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













