Kuriozitete
Cili është vendi më i papastër në aeroport
Ata testuan pajisjet e lojërave për fëmijë, butonat në terminalet e pagesave si dhe banjat, midis shumë pikave të tjera
Sipas një studimi të kryer nga një ekip studiuesish nga Universiteti i Nottingham, u zbulua se vendi më i pisët në një aeroport nuk është banja sikurse të gjithë mund të mendojmë.
Në fakt sipas rezultateve të përftuara rezultoi se tapeti lëvizës i sigurisë që përdoret për të transportuar çanta, dhe çdo objekt tjetër personal të udhëtarëve duke i kaluar ato nëpër rreze X është sipërfaqja më e papastër dhe e dendur me baktere.
Hulumtimi i ekipit përfshiu mbledhjen e 90 mostrave sipërfaqësore dhe katër mostrave ajri në aeroportin e Helsinkit, Vantaa në Finlandë për gjatë disa javësh.
Ata testuan pajisjet e lojërave për fëmijë, butonat në terminalet e pagesave si dhe banjat, midis shumë pikave të tjera, transmeton Scan.
Pas mbledhjes së mostrave, ekipi i dërgoi ato përsëri në laborator, i cili llogarit sasinë mesatare të baktereve për inç katror, përcjell albinfo.ch.
“Gjetjet tona kryesore tregojnë se ndotja nëpërmjet virusit respirator të sipërfaqeve të prekura nuk është e rrallë në aeroportet; dhe se tapeti lëvizës për kontrollimin e sigurisë shfaqet zakonisht i kontaminuar”, shkruhet në studim.
Këto viruse të frymëmarrjes përfshijnë rinovirus (shpesh të shoqëruar rrjedhjen e hundës, ftohjen e zakonshme dhe pneumoninë) dhe koronavirus (të lidhur me dhimbje të fytit dhe probleme të sinusit). Gripi u zbulua gjithashtu në shumë sipërfaqe edhe në ajër. Për sa i përket kontrollit me rreze X, mostrat e testuara dolën pozitive për viruset e lartpërmendur në rreth 50% të kohës, krahasuar me 14% për parmakët dhe 33% për panelet e qelqit ndarës në pikat e kontrollit.
Viruset ngjitëse dihet që transmetohen nëpër botë përmes rrjetit global të aeroporteve dhe aeroplanëve që i lidhin ato. Në vitin 2003, Sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) udhëtoi nga Hong Kongu në një mori vendesh të tjera. Dhe në vitin 2009, përhapja në mbarë botën e gripit pandemik (i njohur si H1N1) u përhap nëpër botë nga SHBA dhe Meksika.
Studiuesit sugjerojnë që aeroportet mund të rikonfigurojnë proceset e tyre, veçanërisht në zonat ku pasagjerët duhet medoemos të kalojnë, siç janë linjat e sigurisë, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të marra përmes ekspozimit ndaj viruseve.
“Masat që parandalojnë transmetimin lokal mund të përmirësohen, për shembull duke përmirësuar mundësitë e dezinfektimit të duarve në rastet kur ndodhin prekje të përsëritura sipërfaqesh“, shkruajnë ata. “Shumë agjentë pastrimi, peceta të lagura (antibakteriale) dhe materiale anti-virusesh janë në gjendje ta ndalojnë virusin të transmetohet në mënyrë shumë të shpejtë dhe efektive.”
Pra, kini parasysh diçka shtesë për të paketuar në çantat tuaja për udhëtimet e ardhshme: dezinfektues. Mos harroni të siguroheni që ajo të gjendet në një shishe jo më shumë se 100 mililitra.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













