Ekonomi
Aeroporti i Vlorës, shtytje për zhvillimin ekonomik
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është shprehur se projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës mund të jetë shtytje për zhvillimin e turizmit.
“Ky aeroport do të jetë një nga çelësat për të zhvilluar dhe motivuar edhe më shumë turizmin. 3.2 kilometra është hapësira në të cilën do të ndërtohet. Ndërkohë ka një gjerësi 60 metra, duke plotësuar kështu kushtet e një aeroportit modern, duke e kthyer Vlorën në portën drejt jugut të Shqipërisë. Dhe, jugu është zona ku ne po ndërtojmë strategjinë tonë të turizmit”, tha Balluku.
Ministrja po ashtu theksoi se qeveria ka një strategji të qartë të zhvillimi të aviacionit, jo vetëm sa i takon linjës ajrore, por edhe çështjes së aeroporteve, duke i shtrirë investimet nga veriu në jug, raporton Agjencia e telegrafike e Shqipërisë.
Risi e këtij projekti është ngritja e një qendre mirëmbajtje të avionëve dhe zonës kargo, për të zhvilluar tregtinë.
“Aeroporti i Tiranës nuk mban një emër të mirë, duke parë dhe ngjarjet e fundit. Edhe pse ka emrin e “Nënë Terezës”, ky aeroport i ka prekur xhepat e shqiptarëve siç nuk do donim. Ka cenuar dhe sigurinë dhe për këtë kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime në linjën menaxheriale në dy muajt e fundit dhe tashmë presim planin e investimeve në dy vitet e ardhshme nga grupi ri menaxherial, pasi ka kohë që nuk ka investime, pavarësisht se numri udhëtarëve ka qenë në rritje dhe vetëm në vitin e fundit ky numër ka kapur shifrën rreth 18 milionë pasagjerë”, – shtoi Balluku.
“Turizmi insiston, kërkon mbështetje infrastrukturore në aeroport. Prandaj dhe ky aeroport është një nga çelësat e suksesit për të zhvilluar dhe motivuar edhe më shumë turizmin. Aeroporti do ndërtohet në zonën e Akernisë, zona ku jo vetëm do të ndërtohet aeroporti, por dhe do shndërrohet në një zonë multifunksionale ekonomike me njësi tregtare, fusha sporti, vreshta për përpunimin e verës… etj”, theksoi Balluku.
Duke folur për projektin, ministrja tha se aeroporti është i ndarë në tri pjesë. “Së pari, do të jetë aviacioni civil, pra ulja e ngritja e avionëve që do aksesojnë Shqipërinë përmes këtij aeroporti. Zona e dytë është zona e kargos, pra e tregtisë. Kjo pjesë mungon në Rinas dhe jo vetëm, pasi dhe në rajon kemi vënë re se mungon. Pra, përmes këtij aeroporti, Vlora do të kthehet dhe në një nga vendet më atraktive për tregti, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në rajon. Pjesa e tretë bën fjalë dhe për mirëmbajtjen e avionëve. Në këtë drejtim kemi pasur dhe kërkesa nga disa kompani italiane. Për të hyrë në detaje, kjo do sillte dhe rritje të kërkesës së tregut për inxhinierë avioni”, tha Balluku.
E-Diaspora
-
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit Mes qëndrimit dhe largimit: Migrimi dhe përvojat njerëzore në garën ndërkombëtare të DokuFestit... -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














