Lajme
LAN dhe VV arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje
Sipas marrëveshjes, bisedimet me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqërinë kosovare do t’i udhëheq lideri i Vetëvendosje, Albin Kurti
Tri partitë politike që përbejnë bllokun opozitar LAN (LDK, AAK, Nisma) kanë realizuar një marrëveshje për bashkëqeverisje me lëvizjen Vetëvendosje. Kjo marrëveshja e cila pritet të nënshkruhet nesër nga liderët e katër partive politike, nënkupton që LVV do ta votojë kandidatin e LAN-it për kryeparlamentar.
Ndër pikat e kësaj marrëveshjeje është “zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit dhe e mirëqenies së qytetarëve, reformat substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.
Po ashtu siç thuhet në dokumentin e marrëveshjes, bisedimet me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre si qytetarë të barabartë të Kosovës nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, do t’i drejton Lëvizja Vetëvendosje, respektivisht lideri i saj Albin Kurti.
Në këtë dokument, të siguruar nga Koha.net, përmendet edhe çështja e dialogut ndërshtetëror me Serbinë, duke thënë se duhet të vlerësohen rezultatet e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani.
Mirëpo në dokument nuk precizohet se cilat dikastere do t’i drejtoj Vetëvendosje, sikurse nuk janë qartësuar edhe çështjet tjera të cilat pritet të formalizohen pas formimit të qeverisë. Mirëpo ajo që është thonë, është fakti se Vetëvendosje në seancën e 12 shtatorit, do ta mbushtë kandidatin e LAN-it për Kryetar të Kuvendit, që është Isa Mustafa.
Në anën tjetër PDK ka propozuar Arsim Bajramin, kanidat për kryetar të Kuvendit. PDK që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi është optimiste se me 12 shtator do t’i sigurojë 61 deputetë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











