Ekonomi
Qeveria gjermane pret rritje ekonomike
Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel beson se ekonomia gjermane do të shënojë ende rritje këtë vit, përkundër një rënieje që regjistroi në tremujorin e dytë
“Siç e ka thënë tashmë kancelarja, qeveria aktualisht nuk e sheh nevojën për masa të mëtejshme për të stabilizuar ekonominë. Politika fiskale e qeverisë gjermane është tashmë e gjerë”, tha një zëdhënëse e qeverisë gjermane.
Ministri i Ekonomisë, Peter Altmayer, tha më herët sot se Gjermania nuk është ende në recesion dhe mund ta shmangë atë nëse ndërmerr masat e duhura.
GDP e Gjermanisë, ekonomia më e madhe e Evropës, ra me 0,1 për qind në periudhën prill-qershor 2019, pasi u rrit me 0.4 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, sipas shifrave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave të vendit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











