Lajme
Bregdeti shqiptar me më shumë turistë të huaj
Shoqata Shqiptare e Turizmit thotë se këtë vit bregdetin shqipat e kanë vizituar më shumë turistë të huaj. Ndërsa numri i tursitëve nga Kosova ka shënuar ulje.
Në prag të mbylljes së sezonit turistik veror nga Shoqata Shqiptare e Turizimit kanë treguar se tursitët nga Kosova kanë preferuar këtë vit më shumë Ulqinin.
„ Për shkak të marketingut të mirë kanë dominuar nga ana tjetër turistët ndërkombëtar, veçanërisht nga Evropa Juglindore ”, u shpreh Enver Mehmeti nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.
Harta e pushuesve është zgjeruar me më shumë turistë nga Polonia, Çekia apo Sllovakia, të cilët pëlqejnë të pushojnë në bregdetin shqiptar për bukuritë e rralla që ai ofron.
Por, sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, sfidë e rëndësishme vazhdon të mbetet problematika në ofrimin e shërbimit për pushuesit.
“Tregu i Shqipërisë është një treg me burime të jashtëzakonshme të mosmenaxhuara mirë që ka nevojë për modele të sakta dhe që të japë shërbime që mungojnë realisht për efekt të mungesës së shkollave të turizmit, dijeve se si bëhet turizëm dhe për këtë ka një ndjesi në raport midis vlerës dhe shërbimit”, thotë Mehmeti.
Shoqata Shqiptare e Turizmit thotë se nevojitet një model i ri ndërsa marketingu nuk duhet të përqendrohet vetëm në muajt korrik dhe gusht.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












