Lajme
Tiranë, mbyllen mbi 30 universitete
Kryeministri Edi Rama tha se brenda disa viteve, janë gjeneruar 32 mijë diploma nga universitetet private, ndërsa janë dhënë 900 diploma për të huaj. Ai tha se ky është korrupsion
Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që t’i mbyllë rreth 30 shkolla dhe Universitete private e shtetërore, me qëllim që t’i japë fund diplomimit të merituar. Vendimin për mosdhënien e licencës për akreditim e kanë dhënë Ministra e Arsimit, ndërsa është kundërshtuar nga opozita demokratike.
Raportin për verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në Institucionet e Arsimit të Lartë, publike e private në vend. Në aktivitete morën pjesë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe kryeministri Edi Rama. Thuhet se një njësi akademike që do të mbyllet i përket edhe vetë ministres Nikolla.
Janë gjithsej 18 universitete private dhe 9 filiale shtetërore për të cilët kërkohet pezullimi. Disa të tjerëve, kryesisht privatë, propozohet t’u hiqet licenca apo t’u mbyllet aktiviteti deri në 1 vit. Në raport propozohet mbyllje e Akademisë së Arteve në Shkodër dhe disa filialeve të Universitetit të Tiranës në rrethe.
Këto masa janë pasojë e mosrespektimit të kritereve ligjore nga ana e këtyre shkollave e universiteteve, të përcaktuara në ligj dhe nuk kanë lidhje me proçesin e akreditimit, që do të nisë në muajin dhjetor.
Siç raporton BW, studentët që studiojnë aktualisht në këto institucione që priten të mbyllen do të shpërndahen në bazë të kritereve në universitete publike e privat. Ministria e Arsimit sqaroi se diplomat e dhëna deri tani nga universitetet që do të mbyllen, do të vazhdojnë të njihen.
Ndryshe, nga vendimi qeveritar pësuan: Akademia e Arteve Shkodër me fillet e saj në disa qytete; Universiteti Bujqësor në Gjirokastër; Akademia Pedagogjike, Tirane
Kolegji profesional i Sporteve Fier; Universiteti ‘Kristal’; Universiteti ‘Vitrinat’; Universiteti ‘Justiniani I’; Shkolla e Larte, “Nena Mbretereshe Geraldine”; Shkolla e Larte Amerikane e Tiranes; Shkolla e Larte Ndërkombëtare e Tiranës; “Shkolla e Larte Ilyria”
Kolegji profesional ‘Argent’, Shkoder’ “Universiteti Planetar i Tiranes”….etj;
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tha se ky ështëvetëm fillimi për vendosjene rendit dhe ligjit në arsim. “Nuk mund të lejojmë që kaq shumë institucione kanë probleme me kriteret ligjore. Ky është vetëm fillimi”, tha ministrja Nikolla.
Kryeministri Edi Rama tha se vetëm ky testim ligjor ka nxjerrë në sipërfaqe llumin korruptiv ku operonin dhjetëra institucione arsimore të larta të kundërligjshme. “Në kaq pak vite janë gjeneruar 32 mijë diploma nga universitetet private. Kemi dhënë 900 diploma për të huaj kur nuk japim asnjë leksion në gjuhë të huaj”, tha Rama
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se projekti i Edi Ramës për të mbyllur filialet e universiteteve publike, pa asnjë paralajmërim dhe pa asnjë transparencë ka shkaktuar një shok psikologjik dhe do u kushtojë shtrenjtë financiarisht qindra familjeve shqiptare.
Sipas Bashës, paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, po rëndon gjithnjë e më shumë në jetën dhe të ardhmen e shqiptarëve.
Ndryshe, gjatë dy dekadave të fundit, në Shqipëri e Kosovë u hapën dhjetëra universitete, duke nxjerr po ashtu mijëra njerëz të diplomuar. Këto universitete e kolegje janë kundërshtuar nga punëtorët e shkencës, për faktin se po nxjerrin kuadro me cilës shumë të dobëta.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











