Lajme
Rreth Lavdimave tanë
Një fushatë politike që flet më shumë për egon personale dhe politike se sa kishte si preokupim gjendjen e rëndë dhe reale të ekstremizimit fetar në Kosovë
Këto ditë portalet tona botuan një fotografi të një kasapi të quajtur shqiptar që po masakronte një të ri në Siri.
E para, këto fotografi tmerruese nuk e kishin vendin në portalet tona ditore dhe e dyta, me publikimin e tyre, portalet tona krijuan pikërisht atë që kërkon Lavdim Muhaxheri, një reklamë dhe një platformë mediatike falas.
Por ajo që më ra në sy ishte ngarendja e politikanëve, të atyre me mjekër dhe pa të, të politikaneve me shami dhe pa të, të hoxhallarëve të moderuar dhe të atyre më pak të moderuar, për të dënuar dhe shprehur mllefin e tyre kundër ektsremizimit dhe terrorizmit fetar.
Një politikan, na tha se ai kishte qenë shumë më herët largpamës në dënimin e këtij ekstremizmi, sepse ne të tjerët (lexo populli i thjeshtë) nuk mund ta kuptonim largpamesine e tij, ndërsa një politikane, po në kuadër të kësja optike largpamëse, i quajti të gjithë ata që po zgjoheshin nga gjumi , si maskarenjë.
Një fushatë politike e llojit të vet që flet më shumë për egon personale dhe politike se sa kishte si preokupim gjendjen e rëndë dhe reale të ekstremizimit fetar në Kosovë dhe më gjerë.
Duke i lexuar këto reagime, thashë me vete shyqyr që na doli një kasap si Lavdim Muhaxheri atje në Sirinë e largët dhe na i bashkoi të gjithë, te moderuarit dhe ata me pak te moderuarit (lexo ektremistët me petkun e moderatorit), në luftën kundër ekstremizimit dhe terrorizmit islamik.
Një shou mediatik, sikur në Kosovë mos të kishte hoxhollarë që predikojnë në disa nga xhamitë tona dhunën dhe urrejtjen ndërfetare, ndërnjerëzore dhe ndëretnike. Sikur Lavdim Muhaxheri kishte pikur nga qielli dhe mos te ishte ishte prodhim vendor (përkunder faktit që ai e ka djegur publikisht pasportën kosovare) .
-
Sikur mos të kishte imamë që madhërojnë Islamin si shpëtues të njerzimit dhe fyejnë qafirët dhe të pafetë ;
-
Sikur mos të kishte Imamë që motrat tona i quajnë kurva sepse bëjnë dashuri para martesës, ose puthen ne publik si « shkina » ;
-
Sikur mos të kishte Imamë që me ligjëratat e tyre ua shpërrlajnë trurin të rinjëve tanë, dhjetëra Lavdim Muahxherave të ardhshëm, me xhihadizëm dhe ekstremizëm fetar ;
-
Sikur mos të kishte Imamë që vendosin për secilin nga ne si duhet të vishemi, të hajmë e si të sillemi në rrugë, ç’ështe e mirë e ç’është e keqe për ne dhe islamin, si ta mbrojnë dhe luftojnë për Atë, dhe « vëllezërit » muslimanë kudo që janë në botë.
-
Sikur mos të kishte imamë të tillë që muslimanët në botë ose në lindjen e Mesme t i paraqesin viktima të « kryqalinjëve » dhe t’i thërrasain « vëllezërit e tyre shqiptarë muslimanë të soldiarizohen me ata ; dhe nën zë, e bile edhe hapur, pse edhe mos të shkojnë t’i mbrojnë e të vdesin si shehitë.
- sikur mos të kishte deputete te parlamentit të Kosovës që fyejnë figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit dhe bëjnë thirrje për bojkot të pijeve amerikane,
- sikur mo te kishte plot Lavdima tjere qe dalin dhe protestojne dhunshem me gishtin e ngritur lart kunder duke na bërë moral dhe imponuar si të pranusheme vetëm « sjellejet » që paradhe ISlami dhe kurani.
- sikur mos te kishte Lavdima tjere që shpërndajne trakte nëper Kosovë kundër mbrëmjëve të maturës sepse aty « u humbka nderi i motrave tona » ???
- Sikur te mos sulmohej presidentja e Kosoves vetem pse është grua,
- sikur në Kosovë mos të na ishin shtuar Lavdimat me mjekra te gjata dhe pantollona te shkurtëra,
- Sikur esktremistët fetarë nuk po tentojnë qe t’i përgatisin dhe t’i hedhin ne lufte Lavdima tjere, qofte ketu ne Kosove a Maqedoni, nen petkun e çeshtjes kombetare me qellime kryesisht dhe program te islamit politik.
- Ne veprojmë dhe bëjmë sikur e tërë kjo nuk po ndodh para syve tanë, ne bëjmë sikur po jetojmë në një shoqëri tolerante e të hapur, ne bëjmë sikur nuk po ndodh asgjë , edhe i mbyllim syte para rritjes tmerruese të fanatizmit dhe dogmës fetare.
- Sillemi dhe perdridhemi ne kete geto te Evropes dhe Ballkanit, me premtimin për liberalizimin e vizave, e në këtë pritje, hoxhollarët tanë fanatikë, të rinjëve tanë që vdesin si shehitë ju premtojnë 42 virgjersha dhe lumenjë të tërë me verë.
Nje hipokrizi, nje ç’orientim i shoqërisë sonë, qoftë asaj politike qofte asaj civile…
Dhe krejt kjo qe me shtyri te shkruaj këtë artikull niset nga nje lajm i thjeshtë, disa rreshta të shkruar në një nga portalet tona.
Ishkryetari i Gjakoves, Pal Leka, u kërcënua publikisht diten per diell, ne faqen e tij ne face book me këputje te kokes ?!
Faji i tij ? Kishte uruar vellezerit e tij shqiptare te besimit musliman për festen e bajramit. Nuk degjova as pashe reagime te tilla si ndaj Kasapit atje ne Sirine e larget, nuk dëgjova nje zë, nje denim te fuqishëm te shoqërisë civile ose te klasës sonë politike.
Jo, asgje publike.
E tmerrshme qe njerëz të tillë tani e kanë banalizuar ekstremizmin, dhunën, urrejtjen, në parlament, ne rrjetet sociale, në rrugë, ne xhami…. Po aq poshtë kemi rënë sa mos të ngrihet dikush dhe të thotë Bolla ma…
Shoqëria kosovare po e paguan dhe do t’a paguajë shtrenjtë këtë dhunë dhe urrejtje qe po predikohet nga disa imamë tanë.
Nje ditë mund te jetë edhe vonë. Një ditë, do të na kujtohet Pashko Vasa, por mbase atë ditë, do te jemi si lisi i rrëzuar përdhe…
Elion Kajtazi
* Ky është një opinion i autorit, i cili nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimin e redaksisë
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











