Lajme
Kosovë, liderët urojnë popullin për Bajram
Liderët fetarë dhe institucionalë urojnë myslimanët në Kosovë për festën e Fitër Bajramit. Të gjithë thonë se Kosova është shembull i diversitetit fetar dhe urojnë për paqe
Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, liderët partiakë dhe ata fetarë, uran qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramit, e cila vjen pas agjërimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit. Në mesazhet për urim, kërkohet mirësi, solidaritet dhe dashamirësi ndërmjet njerëzve.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava uroi kosovarët për Fitër Bajram, duke e lutur Allahun xh.sh. që t’ua pranojë agjërimin dhe adhurimin gjatë këtij muaji.
“Dita e nesërme e Fitër – Bajramit është ditë kur besimtarët ndajnë gëzimin dhe shkëmbejnë urimet mes vete, duke e lutur Zotin që mëkatet e mundshme të na i falë, dhe bashkërisht të punojmë për një të ardhme sa më të mirë të vendit tonë. Të kultivojmë frymën e dashurisë, paqes, tolerancës respektit të ndërsjellë edhe me besimet e tjera,që Kosova të jetë vend i harmonisë, bashkëpunimit të tolerancës e paqes”, thuhet në urimin e Tërrnavës.
Feja Islame, sipas tij, është fe e cila iu është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, përmes së cilës pasqyrohet në tokë mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit.
“Ky është edhe mesazhi universal i cili del nga kuptimi i drejt i agjërimit të muajit të shenjët të Ramazanit, mesazh i cili në vazhdimësi troket në ndërgjegjen e njeriut për ta rizgjuar atë, në mënyrë që bota të përqafoi paqen. Më lejoni që edhe njëherë tua uroi festën e Fitër – Bajramit të gjithë besimtarëve në Kosovë dhe brenda trojeve tona etnike shqiptare, por edhe të gjithë vëllezërve e motrave në mërgatën tanë kudo që gjendën ata”, thuhet në urimin e Myftiut kosovar.
Presidentja Atifete Jahjaga me këtë rast i uroi të gjithë besimtarë myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me rastin e Bajramit të Madh, duke iu dëshiruar paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.
“Dita e Bajramit të Madh përcjell mesazhin për sakrificë, zemërgjerësi, dashuri dhe solidaritet me të gjithë njerëzit në nevojë. Uroj që në secilën familje të ketë shëndet, begati, mirëqenie, harmoni dhe gëzim”, thuhet në urimin e presidentes.
Sipas Jahjagës, në këtë ditë feste, më shumë se kurdoherë duhet të reflektohet puna, për t’i përmbushur angazhimet dhe obligimet ndaj njëri-tjetrit, familjes, miqve dhe shoqërisë. “Në këtë festë të Bajramit të Madh me respekt të veçantë, t’i kujtojmë të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për vendin tonë”, thuhet në urim.
Edhe kryeministri Hashim Thaçi, përgëzon kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe besimtarët islamë të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit
“Festa e Fitër Bajramit është një rast për të gjithë ne, si qytetarë të këtij vendi, të ndajmë mes vete gëzimet dhe urimet më të mira, dhe të punojmë për një të ardhme edhe më të mirë për vendin tonë. Qytetarët tanë të besimit islam shquhen për kultivim të vlerave humane, për urtësi, shpirt paqësor, tolerant dhe respekt për njerëzit e besimeve të ndryshme”, konsideron Thaçi.
Republika e Kosovës, sipas tij, do të vazhdojë të jetë vend i përcaktuar për perspektivën e saj euroatlantike, si shtet i lirë dhe demokratik, që do të thellojë edhe më tej respektimin e lirive fetare dhe kulturore të të gjithë qytetarëve të saj.
Edhe mandatari për kryeministër nga radhët e bllokut opozitar Ramush Haradinaj uroi kosovarët për festën e Bajramit.
Festa e Fitër Bajramit është nesër më 28 korrik. Namazi i Bajramit falet në orën 6:00 ndërsa ceremonia zyrtare mbahen në xhaminë e madhe në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














