Lajme
Udhëtarët akuzojnë shoferin: voziste shpejt
“Dy a tri herë ia kam tërhequr vërejtjen, por edhe udhëtarët e tjerë, sepse fëmijët filluan të vjellin. Ai prapë nuk e ndalte shpejtësinë e madhe”, thotë njëri nga udhëtarët
Udhëtarët që ishin në autobusin e aksidentuar në Serbi, që po udhëtonte nga Salzburgu në Prishtinë, e akuzojnë shoferin e kompanisë “Zhitia Tursit” se ka vozitu shumë shpejt autobusin në momentin tragjik. Njëri nga udhëtarët që ishte në bord, shpjegoi për Albinfo.Ch momentin tragjik kur autobusi u rrëzua nën rrugë.
“Kam qenë në anën e djathë të shoferin, në rendin e dytë. Dhe për një moment e kam ndjerë shoferin duke bërtit, se autobusin nuk e ka në kontroll. Fillimisht mendova se iu ka këputur ndonjë nga mbajtëset e gomës…dhe në çast është rrëzuan në anën e shoferit. Dhe aty ka ndodhur tmerr, të gjithë kemi rënë njëri mbi tjetrin. Ata që kanë qenë anën e majtë kanë pësuar më keq”, rrëfen ngjarjen tragjike Premtim Rexhepi, njeri nga udhëtarët i cili po udhëtonte nga Maribori i Sllovenisë.
Ky udhëtar ka shpëtuar pa fraktura, por njërin krah vazhdon ta mbaj të lidhur, ndërsa thotë se është keq me shpinën. “Sot kam pas kogja dhimbje në shpin…e rëndësi është së shpëtuam”, tha ai, duke treguar se pas aksidentit iu kanë ofruar ndihmë nga autoritete serbe e më pas edhe nga ato kosovare.
Edhe mediet në Prishtinë raportojnë se tre persona nga 49 sa në qenë të akisedntuar, po vazhdojnë të marrin përkujdesje mjekësore. Dy janë në QKUK, ndërsa tjetri në Serbi pas një intervenimi kirurgjik që i është bërë.
Edhe Fedrit Kasabaj, i cili ishte duke udhëtuar nga Italia për në Kosovë me kompaninë “Zhitia Tours”, gjithë fajin ia hedh shoferit i cili po e ngiste autobusin. Kasabaj tha se i ka katër brinjë të thyera, ndërsa është i lumtur që gruaja e tij, dy fëmijët dhe mbesa me të cilët ishte nisur për në Kosovë, janë mirë.
“Shoferi ka filluar të vozis shumë shpejtë. Unë dy a tri herë ia kam tërhequr vërejtjen, por edhe udhëtarët e tjerë, sepse fëmijët filluan të vjellin. Ai prapë nuk e ndalte shpejtësinë e madhe. Arriti në një kthesë të vogël. Kanë qenë tri kerre para tij dhe ka filluar t’i tejkalojë. Aty nuk ia arriti qëllimit dhe na qiti jashtë rrugës”, ka thënë ai.
Një pacient trajtohet në Klinikën Torakale dhe tjetri në Klinikën Neurokirugjike. I treti që po merr trajtim në Serbi, nuk është në rrezik për jetë. Këtë ka bërë me dije për KP Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente.
Avni Behluli, mjek kujdestar, ka thënë se pacienti i cili është i shtrirë në Klinikën Torakale është në gjendje stabile. Sipas tij, pritet që pacienti të lëshohet brenda dy ditësh.
Bashmir Xhema, këshilltar i Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, bëri të ditur se nga 49 personat të cilët kanë qenë në autobus, vetëm një prej tyre ka mbetur në Serbi, kurse të tjerët kanë arritur në Kosovë. Ndërsa ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli ka qëndruar dje në Serbi për të marrë vesh rreth aksidentit, por edhe e ka vizituar të hospitalizuari në Nish.
Shoferi i autobusit “Zhitia Tours” i cili u aksidentua në rrugën Rudarë të Serbisë, po mbahet në paraburgim prej 48 orësh. Nga kompania është thënë se shoferit i ka dalë në rrugë një lopë dhe duke iu shmangur asaj, ka rrëshqitë në rrugës.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











