Lajme
Zgjatet certifikimi i zgjedhjeve, fillojnë pakënaqësitë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi rinumërimin e 421 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve. Certifikimi mbeti javën tjetër
Rezultate finale të zgjedhjeve të 8 qershorit po stërzgjaten pa nevojë, ndërsa Komisioni Qendrës Zgjedhjeve paralajmëron se certifikim nuk do të ketë të paktën edhe një javë. Madje sot KQZ vendosi rinumërimin e 421 kutive të votimit për shkak të mospërputhjes së të dhënave të kandidatëve.
Kjo zgjatje e rezultateve nga disa parti po shihet si lojë që me çdo kush me kaluar pragun edhe Partia Aleanca Kosova e Re e afaristit bengjet Pacolli. Partia e këtij të fundit ka marrë 4.66 për qind të votave, mirëpo zyrtarë nga kjo parti thonë se iu janë keqpërdorë votat.
Nëse AKR kalon pragun, atëherë ka mundësi që NISMA për Kosovë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi të bije nënë prag. Nisma aktualisht i ka 5.24 për qind, ndërsa Jakup Krasniqi thotë se asnjë rezultat nuk do të pranohet nëse e dëmton partinë e tij.
Ai tha se komisionarët e partisë së tij nuk kanë pasur asnjë mundësi për ta dëmtuar ndonjë parti tjetër gjatë numërimit të votave. “Përkundrazi ne jemi dëmtuar maksimalisht nga partitë tjera, të cilat i kanë blerë votat dhe komisionarët tanë”, deklaroi ish-kryeparlamentari kosovar.
Krasniqi edhe një herë për “Zëri” e përsëriti qëndrimin e partisë Nisma, se nuk do të pranohet asnjë rezultat që tenton ta nxjerr Nismën jashtë lojës, për t’ia përmbushur agjendën dikujt tjetër.
Mirëpo, sikurse edhe në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet parlamentaret të 8 qershorit 2014 është vërejtur numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme.
Përfaqësuesit e Koalicionit të organizatave “Demokracia në Veprim”, që kanë monitoruar procesin zgjedhor, konsiderojnë se numri i fletëvotimeve të pavlefshme, që është rreth 40 mijë, duhet të jetë brengë për KQZ-në.
Drejtuesi i këtij koalicioni Ismet Kryeziu, thotë se arsyeja pse ka kaq shumë numër të madh të votave të pavlefshme, mund të jenë edhe ndryshimet e shpeshta ligjore që kanë ardhur në sistemin zgjedhor të Kosovës.
“Gjithsesi është një brengë, sepse është një kuotë dhe një përqindje e madhe e cila ndikon në proces edhe normalisht që votuesit që kanë dal për të votuar nuk kanë ditur ta japin votën e tyre dhe mendoj se është dëmtim i votës së tyre. Ne, duhet të tentojmë ta mënjanojmë këtë proces ose mangësi e cila e dëmton procesin”, tha Kryeziu.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2010, ku rreth 5% e fletëvotimeve ishin të pavlefshme, këtë vit përqindja e fletëvotimeve thuhet se ka arritur 8 apo 9 për qind.
Kryeziu konsideron se KQZ-ja në të ardhmen duhet të merret më shumë me këtë problematikë.
Për dallim nga koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim”, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve konsiderojnë se numri i fletëvotimeve ta pavlefshme deri që deri më tash është rreth 40 mijë, nuk është shqetësues.
“Po unë nuk konsideroj që është numër shumë i madh, sepse krahasuar me votat e përgjithshme pra 730 mijë vota nuk është numër i madh. Herën e kaluar i kemi pasur 100 mijë vota, këtë herë janë rreth 40 mijë. Ka qytetarë që pakënaqësinë e tyre e kanë shprehur në përgjithësi me subjektet politike”, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Ajo shfajëson KQZ-në se punët që i kanë takuar lidhur me informimin e qytetarëve për mënyrën se si duhet votuar i ka kryer me kohë.
“Ka edhe prej atyre që nuk dinë se si të votojnë. Ne e kemi bërë informimin publik dhe fushatë të jashtëzakonshme për 30 ditë, megjithatë ka njerëz që thjesht nuk ja vënë mendjen gjithë asaj fushate dhe nuk kanë mësuar për mënyrën e votimi. Kurse, çështja që kanë votuar 700 mijë ka ra motivimi i qytetarëve”, tha Daka.
Ndryshe, sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 1.782.454 votues kanë pasur të drejtë vote, kurse në zgjedhjet kanë votuar 699.314 persona.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











