Lajme
Qëllohet për vdekje kandidati i PDK-së
Policia e Kosovës njofton se rreth orës 0:45 në oborrin e restorantit “Haja Petrol” në Rahovec është qëlluar për vdekje Elvis Pista, kandidati i PDK-së për deputet
Elvis Pista, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, është qëlluar për vdekje në mesnatën e kaluar nga persona të panjohur në një restorant afër Rahovecit. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 0:45 në oborrin e restorantit “Haja Petrol”, në rrugën transite.
Pista, siç raportohet Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate, kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe posa kishte dalë nga objekti se bashku me bashkëshorten dhe të njohur të tjerë, është qëlluar nga mbrapa me armë zjarri në një distancë rreth pesë metra largësi.
Nga gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes besohet se arma është e kalibrit të vogël dhe mund të ketë pasur silensator “shurdhues”.
“Sipas vendit të ngjarjes besohet se i dyshuari kishte zënë prit pas një muri që ishte i mbuluar me një bime dekorative me gjethe të shpeshta dhe nga ajo pozitë e ka qëlluar viktimën me katër plumba. Pas marrjes së plagëve, viktima është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Rahovec për ndihmë, mirëpo mjeku ka mundur vetëm të konstatojë vdekjen”, citon RTK, komunikatën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë organet e Hetuesisë nga Njësitë i Krimeve të Rënda, ndërsa Policia apelon tek qytetarët që mund të kenë ndonjë njohuri sado të vogël rreth rastit ta ndihmojë hetuesit me informacione për gjetjen e autorit të vrasjes.
Pista ka qenë djali i vetëm i familjes, ka qenë i martuar dhe nuk ka lënë fëmijë.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë s (PDK), Vlora Çitaku, e ka cilësuar tronditëse vrasjen e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik, Elvis Pista.
Çitaku në “Facebook” i ka shprehur ngushëllime familjes Pista. “E tronditur nga vrasja e Elvisit. Ngushëllime familjes Pista. Prehu në paqe Elvis”, ka shkruar Çitaku.
Elvis Pista ka qenë kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në këto zgjedhje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akoma nuk i ka certifikuar rezultatet dhe nuk dihet nëse i ndjeri Pista mori numrin e nevojshëm të votave për të qenë deputet i Kuvendit të pestë të Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














