Lajme
Swisscoy, në Kosovë deri në fund të vitit 2017
Me vendimin e marrë unanimisht nga Dhoma e Kantoneve parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017
Pasi që Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës e kishte dhënë më parë pëlqimin për zgjatjen e misionit të Swisscoy-t në Kosovë, këtë e ka bërë sot edhe Dhoma e Kantoneve. Me vendimin e votuar në mënyrë unanime parashihet që misioni ushtarak i Zvicrës në kuadër të KFOR-it të qëndrojë në Kosovë deri në fund të vitit 2017. Veç kësaj, kontingjenti ekzistues i Swisscoy-t do të rritet, nga 220 trupa sa e përbëjnë tash në 235 sish.
Nga ana tjetër, trupat rezervë që shërbejnë për shtime të përkohshme të kontingjentit, do të zvogëlohet. Nëse deri më tash maksimalisht 80 ushtarë zviceranë mund të dërgoheshin si shtesë në Kosovë për më së gjati një vjet, tash e tutje ky numër bie në 60 ushtarë të cilët mund të dërgohen atje për më së shumti 4 muaj.
Rritja e kontingjentit kosovar shton për 1.6 milion franga koston vjetore e cila me këtë shtesë arrin në 44.2 milionë franga.
Në arsyetimin që zëdhënësi i komisionit për mbrojtje, në Dhomën e Kantoneve Isidor Baumann (CVP/PDC) ka dhënë për zgjatjen e misionit thuhet se Kosova ka ende nevojë për mbështetje në ndërtimin e strukturave të shtetit të së drejtës, si në aspektin e personelit ashtu dhe në atë të financave, shkruan srf.ch. Ndërsa, sipas ministrit të mbrojtjes, Ueli Mauerer, veçanërisht në veriun e vendit vazhdon të mbretërojë krimi i organizuar dhe dhuna.
Vazhdimin e misionit të Swisscoy-t në Kosovë Maurer e ka lidhur edhe me konfliktet e reja në lindje. Evropa dhe Zvicra vazhdojnë të jenë të interesuara për një Ballkan stabil.
Misioni Swisscoy ndodhet në Kosovë që nga tetori i vitit 1999 si pjesë e KFOR-it. Që nga fillimi e deri më tash në këtë mision kanë marrë pjesë 5400 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Zvicrës. Duke filluar nga viti 2002, pjesëtarët në mision janë të armatosur, ndërsa mandati i misionit aktual përfundon në fund të vitit 2014.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












