Lajme
Kroatët e Zvicrës ndihmojnë vendin e tyre të goditur nga vërshimi
Në Cyrih, një grup shoqatash kroate kanë themeluar bashkësinë e shoqatave kroate, të emërtuar “Bashkësia Humanitare Kroate”
Shoqata humanitare kroate në Zvicër, e krijuar rishtas (KHVS) ka iniciuar një aksion ndihmash për mijëra viktimat e vërshimeve në regjionin “Posavina” (buzë lumit Sava) të Kroacisë. Aksioni synon të sensibilizojë për ndihmë edhe qytetarët e Zvicrës. Siç njofton portali i kroatëve të Zvicrës hrvati.ch, ky regjion në jugun e Sllavonisë, i njohur si hambari i drithërave të Kroacisë është qëlluar nga katastrofa më e rëndë e vërshimit e shekullit ndërsa dëmet e shkaktuara janë të pallogaritshme.
Dëmet e shkaktuara në këtë regjion, ashtu si dhe në Bosnjën verore dhe në Serbi, janë dramatike. Janë goditur të gjitha kategoritë e shoqërisë dhe të ekonomisë, si bujqësia ashtu edhe industria dhe tregtia dhe vendbanimet. “Tash nevojitet një ndihmë e menjëhershme për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe burimet e tyre jetësore”, thotë Ivan Ivic, redaktor në portalin Hrvati.ch. Ai shton se duhet ende punë për luftimin akut të vërshimeve.
Të rrezikuar drejtpërdrejt nga vërshimet janë rreth 20 mijë banorë të qytetit Slavonsli Brod, të gjashtit për nga madhësia në Kroaci. Me mijëra të tjerë tashmë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe tash ndodhen para një ardhmërie të pasigurt.
Në një gjendje të tillë, shoqata apelon te qytetarët kroatë që jetojnë në Zvicër që të ofrojnë ndihmat e tyre. Në gjithë Zvicrën po grumbullohet material sanitar, vegla dhe mjete për ndërtim dhe gjësende tjera të nevojshme për jetën e përditshme. Natyrisht edhe donacione në të holla, për lehtësimin e jetës në vendet e goditura nga vërshimi.
Shoqata Hrvati.ch është vënë në dispozicion për të bërë transportimin dhe koordinimin e ndihmave. Me këtë qëllim, më 21 maj në Cyrih, një grup shoqatash kroate kanë themeluar bashkësinë e shoqatave kroate, të emërtuar “Bashkësia Humanitare Kroate”.
Redaktori Ivic thotë më tutje se bashkësia dhe portali janë në vazhdimësi në kontakt me konsullatën kroate dhe me përgjegjësit për ndihma emergjente në Sllavoni.
Si të ndihmohet
Më poshtë, linçet për ndihma dhe për informim lidhur me ndihmat në regjionin kroat të goditur nga vërshimet:
http://www.hrvati.ch/index.php/KNJIGA/DEUTSCH/flut-in-kroatien.html
Kontakt: hrvati.ch, zHv Ivan Ivić, Schalchengässli 9, 8212 Neuhausen am Rhein
TEL: 052 672 13 33 / GSM 079 228 55 21
Spendenkonto:
Basler Kantonalbank
IBAN: CH10 0077 0253 6012 5200 1
Zugunsten von: Kroatische Humanitäre Vereinigung, 8002 Zürich
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












