Lajme
BE vëzhgon zgjedhjet në Kosovë
Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë 90 vëzhgues të cilët do të përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Catherine Ashton ka konfirmuar dërgimin e disa vëzhguesve evropian në zgjedhjet e 8 qershorit në Kosovë. Aji i është përgjigjur presidentes kosovare, Atifete Jahjaga, se këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Kosovës.
“Pas konsultimeve me Vendet Anëtare dhe me Parlamentin Evropian, kam kënaqësinë t’iu informoj se do të dërgojmë një Mision Vëzhgues të BE-së të Zgjedhjeve. E kam emëruar deputetin e Parlamentit Evropian, Roberto Gualtieri, si udhëheqës të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve, detyrë të cilën e ka kryer edhe gjatë zgjedhjeve komunale vitin e kaluar”, shkruan Ashton.
Ajo shprehet optimist, se misioni do të kontribuojë në një proces transparent dhe për këtë thotë se ka udhëzuar stafin e saj që të jetë në kontakt me autoritetet përgjegjëse, me qëllim të diskutimit të gjitha aspekteve teknike përpara dërgimit të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve.
Sipas të njëjtit njoftim, Bashkimi Evropian do të dërgojë javën tjetër në Kosovë 90 vëzhgues të cilët do të përcjellin nga afër gjithë procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.
Përfaqësuesi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka thënë se mbarëvajtja e procesit zgjedhor do të jetë e rëndësishme jo vetëm për lidershipin vendas, por edhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.
Megjithatë, Zbogar për REL nuk e ka fshehur edhe zhgënjimin e tij për faktin se Kosova sërish po shkon në zgjedhje me ligjin e vjetër dhe pa përfunduar reformat.
“Natyrisht që ne jemi të zhgënjyer pasi që Kuvendi nuk arriti të miratojë reformat gjithëpërfshirëse të ligjit zgjedhor edhe pse ne kemi kërkuar që këto reforma të bëhen që nga zgjedhjet e vitit 2010”, ka thënë Zbogar. Sipas tij, zgjedhjet e vitit 2010 kishin dëshmuar se nuk ishin të mira dhe se ishin përcjellë me parregullsi, andaj edhe ishin kërkuar këto reforma.
Ai u ka sugjeruar institucioneve që do të dalin nga zgjedhjet e 8 qershorit, që pa vonesa të nisin procesin e reformave gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm sipërfaqësore siç ishte mëtuar të zhvilloheshin në fillim të këtij viti. Zhbogar me këtë rast, nuk ka dashur të komentojë asgjë për faktin që disa parti politike kanë në listat e tyre të kandidatëve për deputetë edhe persona nën hetime.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit Qendror ët Zgjedhjeve, Valdete Daka është shprehur e kënaqur që zgjedhjet do të vëzhgohen nga afër nga Bashkimi Evropian si dhe organizata dhe mekanizma tjerë ndërkombëtarë.
“Pothuajse në mënyrën identike siç ka qenë vëzhgimi në zgjedhjet lokale, pra do t’i kemi përfaqësuesit e BE-së këtu shumë shpejt, dhe se me këtë marrëveshje edhe njëherë është treguar se Bashkimi Evropian, pavarësisht se ka vende anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, megjithatë janë të gatshme të na ndihmojnë”, është shprehur Daka.
Ngjashëm me proceset paraprake, edhe zgjedhjet e 8 qershorit pritet të vëzhgohen edhe nga organizata tjera vendore e ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










