Ekonomi
Kontrolli i përbashkët kufitar, mbi 1 milion persona kaluan pikën kufitare Vërmicë-Morinë
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Ekrem Mustafa ka vizituar Pikën e Përbashkët të Kalimit kufitar me Shqipërinë, në Vërmicë-Morinë, për të parë nga afër zbatimin e marrëveshjes për kontrollin e përbashkët kufitar.
Ai ka thënë se së bashku me Policinë kanë bërë angazhime shtesë me qëllim të menaxhimit më të mirë të kalimit në Pikat Kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në këtë fillim të sezonit veror, transmeton albinfo.ch
Mustafa theksoi përkushtimin e MPB-së për zbatimin e kësaj marrëveshje me qëllim lehtësimin e kalimit kufitar, mirëpo tregoi edhe për disa vështirësi që po has zbatimi i plotë i marrëveshjes.
“Kalimi i qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas po realizohet me procedura të lehtësuara nga Policia Kufitare duke evituar kështu pritjet e gjata. Vështirësi kemi në pjesën e kufirit të Shqipërisë për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë ”, tha ministri Mustafa.
Nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes e deri në muajin e kaluar, në Pikën e Përbashkët të Kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, kanë kaluar mbi 1 milion persona, prej të cilëve 685 mijë kanë hyrë në Kosovë, kurse 647 mijë në Shqipëri, ose gjithsej 544 mijë automjete të kategorive të ndryshme.

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










