Lajme
Sommaruga vlerëson lartë bashkëpunimin me Kosovën
Ministrja zvicerane Simonetta Sommaruga mori mbështetje të plotë nga Prishtina zyrtare për bashkëpunim në fushën e policisë dhe drejtësisë. Ajo pa nga afër burgjet e Kosovës
Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës kanë bashkëpunim shumë të mirë në të gjitha fushat, në veçanti në fushën e drejtësisë dhe policisë. Kështu u tha të premten gjatë takimeve të ndara që ministrja e Drejtësisë dhe Policisë të Zvicrës, Simonetta Sommaruga zhvilloi me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.
Sommaruga po qëndron për vizitë në Kosovës, ndërsa sot ajo u takua me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.
Dy ministrat kosovarë e vlerësuan lartë bashkëpunimin me Zvicrën, ndërsa u shprehen të gatshëm për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në të gjitha çështjet, përshirë edhe të transferimin e të burgosurve për të cilin, ministrja Sommaruga kryesisht ka ardhur në Kosovë.
Edhe pse ministrja zvicerane nuk pranoi të deklarohet për media, duke e konsideruar këtë si pjesë të protokollit, pas takimi u deklarua vetëm zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili falënderoi shtetin helvetik për ndihmën e madhe që i ka dhënë drejtësisë kosovare.
Zvicra e funksionalizoi noterinë kosovare
Ai tha se në këtë takimi është biseduar për bashkëpunimin e Kosovës dhe Zvicrës në fushën e zgjidhjes së konflikteve alternative në veçanti për noteri, me ç’rast ai e vlerësoi mbështetjen e Zvicrës dhënë për sistemin noterial, “sistem i cili sot është funksional në Kosovë”.
Në këtë takim, siç tha Kuçi, u bisedua edhe për çështjen e tranzicionit të misionit të EULEX-it dhe për fusha tjera të rendit dhe ligjit, ku u potencua edhe bashkëpunimi që Kosova dhe Zvicra kanë edhe në baza ditore në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Zvicrën dhe në këtë drejtim edhe në fushën e drejtësisë. Deri më tani kemi tri marrëveshje të nënshkruara, për të cilat presim nga ana e Zvicrës që të ratifikohen”, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Kuçi.
Ndërsa sa i përket asaj idesë për transferimin e të burgosurve nga Zvicra në Kosovë për të cilën edhe ka raportuar “albinfo.ch”, Kuçi tha se akoma nuk ka asgjë konkrete. “Por, ne e kemi nënshkruar një marrëveshje e cila duhet të ratifikohet në Zvicër e pastaj duhet të trajtohet secili rast veç e veç”, deklaroi ai.
Në pyetjen se ai plotësojnë burgjet e Kosovës standardet evropiane, Kuçi tha se në krahasim me vendet e rajonit Kosova është shumë më mirë, duke treguar se në disa burgje kushtet i tejkalojnë edhe ato të BE-së.
Burgu i Sigurisë së Lartë më i mirë se në Zvicër
“Në fushën e drejtësisë ne qëndrojmë shumë më mirë, këtë po e them me bindje të plotë. Nëse marrim kapacitetin e Burgut të Sigurisë së Lartë është edhe më mirë se në Zvicër dhe kjo jo vetëm për shkak të kontributit tonë, por sepse këtë e kemi bërë me mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve”, deklaroi ai.
Zëvendësshefi i qeverisë kosovare tha se qëllimi nuk është që të popullohen burgjet në Kosovë, por është parandalimi i kryerjes së krimeve.
“Por, nëse dikush shkon në burg, qëllimi im është që t’i risocializojmë dhe t’i kthejmë si qytetarë në Kosovë, jo vetëm në kuptimin e dënimit, por edhe në atë të rehabilitimit”, deklaroi Kuçi.
Edhe delegacioni zviceran i kryesuar nga ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga, vlerësoi lartë bashkëpunimin e bërë në fushën e drejtësisë në mes të Kosovës dhe Zvicrës, në të njëjtën kohe shprehu gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat, në veçanti në atë të drejtësisë.
Ministrja zvicerane u takua edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Zvicrës posaçërisht në fushën e menaxhimit të migracionit, bashkëpunimit policor, luftimin e krimit të organizuar dhe fusha të tjera.
Ndihma helvetike e rëndësishme për integrimin e Kosovës
Ministri Rexhepi e informoi ministren Sommaruga rreth zhvillimeve të fundit politike dhe ato të fushës së sigurisë, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.
“Mbështetja dhe asistenca e vazhdueshme e Zvicrës ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën në përmbushjen e obligimeve karshi procesit të integrimit evropian”, tha Rexhepi.
Për më tepër, të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave nga Qeveria e Kosovës konsiderohen si hapa të nevojshëm për të garantuar sundim të ligjit dhe ofrim të shërbimeve të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të avancuar partneritetin rajonal dhe ndërkombëtar.
Ndërsa ministrja Sommaruga, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm duke pasur parasysh numrin e madh të komunitetit kosovar që jeton në Zvicër.
Ky bashkëpunim pritet të avancohet edhe më tepër me dialogun për partneritet në fushën e migracionit si dhe të zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunim bilateral policor. Ministrja Sommaruga gjatë ditës do të vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.
—————-
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, priti në takim ministren zvicerane të Drejtësisë dhe Policisë, Simonetta Sommaruga.
Gjatë këtij takimi është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Zvicrës posaçërisht në fushën e menaxhimit të migracionit, bashkëpunimit policor, luftimin e krimit të organizuar dhe fusha të tjera.
Ministri Rexhepi e informoi znj. Sommaruga rreth zhvillimeve të fundit politike dhe ato të fushës së sigurisë, me theks të veçantë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ksoovës.
“Mbështetja dhe asistenca e vazhdueshme e Zvicrës ka qenë shumë e rëndësishme për Kosovën në përmbushjen e obligimeve karshi procesit të integrimit evropian”, tha Rexhepi.
Për më tepër, të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave nga Qeveria e Kosovës konsiderohen si hapa të nevojshëm për të garantuar sundim të ligjit dhe ofrim të shërbimeve të sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për të avancuar partneritetin rajonal dhe ndërkombëtar.
Ndërsa znj. Sommaruga theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm duke pasur parasysh numrin e madh të komunitet kosovar që jeton në Zvicër. Ky bashkëpunim pritet të avancohet edhe më tepër me dialogun për partneritet në fushën e migracionit si dhe të zbatimit të marrëveshjes për bashkëpunim policor në mes të dy vendeve, përfundon komunikata.
albinfo.ch në vazhdim do të sjellë raportin më të gjerë nga vizita e ministres zvicerane në Kosovë.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”









