Lajme
Konfirmon edhe MPB: Pengmarrësi i “Lufthansa”-s nuk është kosovar
Autoritetet në Kosovë garantojnë se personi i identifikuar si Muslim Halili nuk është kosovar. Tri herë Prishtina ka refuzuar riatdhesimin e tij
Ministria kosovare e Punëve të Brendshme reagoi të mërkurën pas lajmit se një shtetas kosovar ka marrë peng një aeroplan të “Lufthansa”, në lidhjen Munich-Budapest. Sipas MBP-së, i dyshuari me emrin Muslim Halili nuk është shtetas kosovar, ndërsa tri herë i është refuzuar “riatdhesimi” në Kosovë.
“Në bazë të të dhënave të identitetit të personit të deklaruar për shtetësi kosovare, por edhe të dhënave të familjareve që ka ofruar personi dhe autoritetet gjermane, pas kërkimeve dhe verifikimeve nga MPB, përmes agjencive të saj, rezulton që personi në fjalë nuk është shtetas kosovar”, thuhet në reagimin e MPB-së në Kosovë.
Autoritetet në Prishtinë thonë se këtë person nuk e kanë pranuar as atëherë kur Portugalia zyrtare ka kërkuar riatdhesimin e tij, kinse në Kosovë.
“Në bazë të kërkesës për riatdhesim nga Portugalia për Muslim Halimin, të bërë më datë 10.01.2012 dhe pas të gjitha fazave të verifikimit, autoriteteve portugeze u është kthyer përgjigje negative për riatdhesimin e këtij personi”, thuhet në një kumtesë lëshuar nga MPB.
Sipas të njëjtit njoftim, kërkesa e dytë për verifikim me qëllim riatdhesimi e këtij personi është pranuar në Prishtinë me datë 23.08.2012, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, e adresuar nga autoritetet holandeze. Edhe kësaj here, sipas MBB-së, përgjigja ka qenë negative.
“Po ashtu edhe autoritet hungareze kane kërkuar të dhëna për këtë person nga MPB-ja, të cilëve u është kthyer përgjigja. Personi i cekur nuk është gjetur në asnjë regjistër dhe askush nuk e njeh që na bien te konkluzioni se nuk është shtetas i Kosovës”, thuhet në reagimin e Prishtinës zyrtare.
Ndryshe, një ditë më parë mediet gjermane raportuan se një 28-vjeçar i prezantuar si kosovar, ka tentuar ta merr peng aeroplanit Munih- Budapest me 75 udhëtarë në bord, duke kërcënuar personalin me një mjet të mprehtë.
Sipas medieve gjermane, 28 vjeçar fillimisht kishte marrë peng një stjuardesë 50 vjeçare dhe me këtë e ka detyruar aeroplanin Airbus A320 që të kthehet në aeroportin e Mynihut. Autori i kësaj ngjarje sipas po këtyre medieve donte të kundërshtonte vendimin për largimin e tij nga Gjermania pasi i është refuzuar kërkesa për azil.
Ndryshe, shumë shtetas të rajonit kanë kërkuar azil në vendet e BE-së duke u prezantuar si kosovarë. Disa herë është vërtetuar se prezantimet e tilla kanë qenë të rreme.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











