Lajme
UNHCR kërkon kthim dhe ri-integrim të qëndrueshëm
Përfaqësuesi i UNHCR-së Vincent Cochetel, kërkoi nga autoritetet kosovare më shumë punë për të lehtësuar kthimin vullnetar dhe ri-integrimin e plotë në shoqëri
Drejtori i Zyrës për Evropë i UNHCR-së (Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët), Vincent Cochetel, iu bëri thirrje autoriteteve kosovare që të shtojnë përpjekjet për të lehtësuar kthimin vullnetar të refugjatëve dhe të mbështesin ri-integrimin e plotë e të tyre.
Ai po ashtu kërkoi që Prishtina zyrtare të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për ata që janë ende të zhvendosur brenda Kosovës. “Është koha që pas 15 vjetësh zhvendosja të marrë fund”, deklaroi Cochtel, i cili gjatë qëndrimit në Kosovë takoi përfaqësuesit e lartë të institucioneve kosovare.
“Autoritetet e Kosovës duhet të jetë me përgjegjësi të plotë ndaj procesit të kthimit vullnetar dhe ri-integrimit. Ato, me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar kanë nevojë të rrisin përpjekjet e tyre për zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për të kthyerit dhe për personat e zhvendosur”, tha Cochtel.
Këto komente ai i bëri pas takimit me, zëvendësministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Husnija Beskovic.
Cochetel, theksoi faktin se është përgjegjësi e autoriteteve të Kosovës, duke përfshirë edhe kryetarët e ri të zgjedhur të komunave, për të siguruar kthimin e sigurt dhe për të ndihmuar të kthyerit në kthimin e pronave dhe të posedimeve të tyre. Ai, u ndal veçanërisht në pengesat kryesore të kthimit vullnetar:
“Sot, vështirësitë kryesore që pengojnë procesin e kthimit janë: mungesa e ndarjes së tokës dhe pengesat e tjera burokratike, që veçanërisht prekin komunitetet rom, ashkali e egjiptian, të cilët janë kryesisht pa pronë, dhe që vuajnë nga kushtet alarmante dhe të papranueshme të jetesës”, deklaroi ai.
Në shumë raste, ata, sipas tij, jetojnë në vendbanime joformale.
“Pengesë tjetër është ndihma e kufizuar për ri-integrim dhe mungesa e fondeve për ndërtim të shtëpive”, tha Cochetel, sipas të cilit “autoritetet e Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave, duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të ndarë troje për ata që duan të realizojnë të drejtën e tyre për t’u kthyer”.
Cochetel, gjithashtu përgëzoi hapat pozitiv të ndërmarrë nga institucionet e Kosovës.
Në veçanti, ai vlerësoi angazhimin që çoi në miratimin e Strategjisë për Komunitetet dhe Kthimin 2014-2018, dhe adresimin nga Ministria, të boshllëkut legjislativ për zhvendosjen e brendshme përmes krijimit të legjislacionit të duhur.
Cochetel u takua edhe me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, duke ndarë shqetësimet e përbashkëta për implementimin e Strategjisë për Integrim dhe të Planit të Veprimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Që nga viti 2000, mbi 25,000 të zhvendosur minoritarë janë kthyer vullnetarisht në Kosovë. UNHCR-ja konsideron se ka mbi 17,000 individë ende të zhvendosur në Kosovë, nga të cilët mbi 600 janë duke jetuar në qendra kolektive.
Ministrja Çitaku, ndërkaq falënderoi UNHCER-in, si partner serioz për ndihmën që kanë ofruar deri më tani në procesin e riatdhesimit dhe krijmit të kushteve sa më të mira për ta. Ajo gjithashtu tha se duhet punuar edhe më shumë në integrimin e personave të riatdhesuar nga radhët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë.
Ministrja Çitaku edhe një herë përsëriti përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe personat e riatdhesuar.
Ajo deklaroi se është duke punuar me intenzitet të shtuar në mënyrë që integrimi i i personave të riatdhesuar dhe komuniteteve të jetë sa më efektiv,dhe të sjellë rezultate në gjithë shoqërinë.
Drejtori i Zyrës për Evropë i UNHCR-së, Vincent Cochetel u takua edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi. Në këtë takim u vlerësua si aspekt pozitiv hartim i Ligjit të ri për azilin dhe angazhimin në zhvillimin e mekanizmave të ndjeshëm mbrojtës për të lehtësuar qasjen në azil për individët të cilët mund të jenë në nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.
Gjatë vizitës në Kosovë, drejtorit për Evropë të UNHCR-së, u takua edhe me autoritetet e institucioneve të Kosovës, me përfaqësues nga OSBE dhe të agjencive të tjera të OKB-së. Ai, gjithashtu vizitoi vende të ndryshme të zhvendosjes dhe u takua me refugjatët, personat e zhvendosur dhe të kthyerit
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











