Shëndetësi
Këshilla si të lini duhanin
Disa këshilla se si të lini duhanin sa më shpejt që të jetë e mundur
Rreziqet shëndetësore nga pirja e duhanit janë të lidhura ngushtë me sasinë e duhanit që ju konsumoni.
Më poshtë ju rendisim disa këshilla sesi mund të lini duhanin.
Së pari, duhet të zgjidhni një datë për të filluar ndalimin e pirjes së duhanit. Sigurohuni që të jeni gati të angazhoheni maksimalisht për ta lënë dhe ndjeheni në gjendje ta bëni atë.
Së dyti, është e rëndësishme ti tregoni njerëzve rreth jush se po lini duhanin dhe nëse është e mundur, shoqërohuni me dikë dhe vendosni të nisni procesin e lënies së duhanit së bashku. Por nuk duhet anashkaluar fakti, se është gjithashtu një ide e mirë për të marrë këshilla profesionale nga farmacisti juaj ose doktori i familjes. Së fundi, vendosini vetes një shpërblim për këtë vendim të marrë, shpërblim i cili do të vijë nga paratë që ju do të kurseni duke u bërë një jo-duhanpirës!, transmeton ‘Scan’.
Gjithashtu duhet të dini se ekzistojnë edhe disa lloje trajtimesh, duke përfshirë zëvendësimin e nikotinës në formën e çamçakëzëve apo karameleve të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Kemi vënë re së fundmi, që cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini atë tradicionalen dhe mund të jenë vërtet të dobishme në fazat e hershme të lënies së duhanit, por duhet theksuar se përdorimi i zgjatur i këtyre cigareve elektronike nuk është shumë i rekomandueshëm.
Për shkak se pirja e duhanit ndikon në oreksin e individëve, disa njerëz vënë në peshë pasi e lënë atë, kështu që është e këshillueshme që të përfshini një dietë të shëndetshme dhe aktivitet fizik, gjatë kohës që planifikoni të lini duhanin.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














