Kuriozitete
Artisti i shurdhër që bën piktura për më pak se 7 minuta
Shtatë minuta janë të mjaftueshëm për piktorin nga Zambia, që të fillojë dhe mbarojë një pikturë, talent që mblodhi dhjetëra njerëz për ta parë atë në World Art Dubai.
Victor Sitali, 29-vjeçar, u shpërngul në Dubai gjatë vitit 2006 së bashku me familjen e tij, përcjell albinfo.ch.
Dizajneri grafik kryesisht punon me ngjyra të vajit. Ai nuk lindi i shurdhër, por e humbi të dëgjuarit ndër vite. Nëna e tij, Dorothy Sitali, thotë se janë me fat që erdhën në Dubai, vend në të cilin u zbulua talenti i djalit të saj për artin.
Veprat e tij janë ekspozuar nëpër Dubai, ndërsa deri më tani ato kanë udhëtuar në Holandë dhe Irlandë. Sitali fitoi çmimin “Artisti më i mirë” në edicionin e parë të Festivalit të Arteve të Bukura në Khaimah.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










