Shqipëria
Rama nënshkruan shumë marrëveshje në Arabinë Saudite
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në vijim të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite u prit nga mbreti Salman ibn Abdulaziz Al Saudi.
Kreu i Qeverisë bën të ditur se pas takimit u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi mes të dy vendeve, transmeton ATSH.
“Në pritjen shumë miqësore të mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku pas drekës zyrtare u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi”, shprehet Rama, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të kësaj vizite në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Kreu i Ekzekutivit shqiptar zhvilloi gjithashtu sot një takim me Shefin e Fondit Saudit të Zhvillimit, ku në fokus të takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve që konsiston në ekonomi, turizëm, arsim dhe trashëgimi kulturore.
E-Diaspora
-
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” Artistja nga Kosova, Argenita Fetahu, hap ekspozitën e saj të parë personale në Zvicër, më 18... -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











