Kuriozitete
‘Binjaku i humbur’ i Trudeaus në Afganistan
Njëri prej garuesve në një talent-show afgan papritur u shndërrua në yll, shkaku i ngjashmërisë së madhe që ka me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.
Abdul Salam Maftoon, këngëtar i dasmave nga një fshat shumë rural në provincën Badakhstan, as që kishte dëgjuar për njeriun me të cilin ngjan, derisa njëri prej anëtarëve të jurisë në talent-showin Afghan Star ia përmendi këtë.
Fizikisht i fuqishëm, me fytyrë të gjatë dhe flokë të errëta, Maftoon, 29-vjeçar, shpreson që krahasimi me njërin prej liderëve më seksi aktualisht në botë do t’i sjellë më shumë vota në versionin afgan të American Idolit.
“Njerëzit e harruan fare emrin tim dhe tani më quajnë vetëm Justin”, tha Maftoon për AFP-në, përcjell Albinfo.ch.
“Nuk dija asgjë për të derisa e pashë në rrjete sociale”, tha afgani. “Ngjashmëria me të i rriti gjasat e mia për të fituar”.
Një video e jurisë në këtë spektakël është parë mijëra herë në Youtube. Afganët tani shpesh bëjnë shaka që Maftoon është vëllai i humbur binjak i kryeministrit kanadez.
Sidoqoftë, Maftoon është në mesin e tetë garuesve që mund të kalojnë në fazën finale të spektaklit. Dhe, derisa Maftoon pak ka gjasa që të mund të shkojë në Kanada, ai shpreson se një ditë megjithatë do ta takojë disi Tredaun.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje













