Ekonomi
Vendi me pagën minimale prej 1999 eurosh
Në shumicën e vendeve evropiane ligjërisht është përshkruar paga minimale, e cila është një kufi më i ulët për punëdhënësit, dhe shuma e pagave minimale varion shumë nga vendi në vend, shkruan albinfo.ch.
Sipas “Eurostat”, 22 nga 28 vendet anëtare të BE-së kanë një pagë minimale, po ashtu edhe të gjitha vendet kandidate për anëtarësim në BE: Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria, Serbia dhe Turqia.
Një përjashtim nga ky “rregull” është Danimarka, Italia, Qiproja, Austria, Finlanda dhe Suedia.
Paga minimale bruto në Maqedoni është 17.370 denarë (282 euro) ose neto 12.165 denarë (198 euro).
Paga minimale në vendet e BE-së varion nga 261 euro në Bullgari, deri në 1.999 euro në Luksemburg.
Grupi i parë përbëhet nga nëntë vende me paga minimale deri në 500 euro. Në fund përmendet tashmë Bullgaria, Kroacia me 465.72 euro është në mesin e artë, dhe në kufirin e sipërm janë Polonia dhe Sllovakia, me një minimum prej 480 euro.
Grupi i dytë përfshin gjashtë vende me një pagë minimale midis 500 dhe 1.000 euro. Në kufirin e poshtëm të atij grupi është Estonia me saktësisht 500 euro dhe në krye është Spanja me 859 euro.
Grupi i tretë përfshin vendet e pasura, ku të ardhurat e punonjësve më të paguar tejkalojnë 1,000 euro. Më të pasurit udhëhiqen nga Luksemburgu, ku paga minimale e garantuar prej 1.999 është pesë herë më e lartë se paga mesatare e Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Turqisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












