Shkurt.ch
Rekord: Zvicra, 755 milionë për shkencë
Asnjëherë Zvicra nuk ka mbështetur më shumë projekte kërkimore se vitin e kaluar. 755 milionë franga janë investuar në vitin 2012 për më se 3500 projekte shkencore
Fondacioni Nacional i Zvicrës (SNSF) në vitin 2012 ka investuar rekord prej 755 milionë frangash në projekte hulumtuese. Është fjala pothuajse gjashtë për qind më shumë se vitin e kaluar.
Sipas raportit vjetor të publikuar nga Fondi Nacional i Zvicrës, janë miratuar në vitin 2012 më shumë se 3500 projekte kërkimore. Thuhet se janë mbështetur më shumë projekte në shkencat biologjike dhe në mjekësi me 41 për qind, 35 për qind në shkencat natyrore, matematikë dhe inxhinieri dhe 24 për qind në shkencat humane dhe sociale.
Nga 8750 studiues që janë mbështetur vitin e kaluar, më shumë se gjysma e tyre janë doktorantë.
Rreth gjysma e fondeve, përkatësisht 391 milionë franga, janë investuar në financimin e projekteve.
Zvicra në këtë mënyrë pretendon të ruajë pozitën udhëheqëse në projektet kërkimore ndërkombëtare, shkruan SNF. Në këtë drejtim janë përfshirë edhe promovimi jashtë vendit i studiuesve të rinj me karrierë.
Në planin e veprimit 2013-2016, Fondi Nacional për Shkencë parashikon gjithashtu përmirësimin e kushteve të punësimit për studentët e doktoraturës.
Fondi Nacional për Shkencë (SNF) gëzon mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës duke përkrahur çdo vit rreth 8.500 studiues.
Me këtë vlerësohet të jetë institucioni më i rëndësishëm zviceran për nxitjen e kërkimeve shkencore, shkruan SNF.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë











