Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Kosovës shënon një tjetër moment në historinë e institucionit më të lartë shtetëror të vendit, përcjell albinfo.ch.
Shiroka-Pula është presidentja e tretë grua që ushtron këtë detyrë, pas Atifete Jahjagës dhe Vjosa Osmanit. Ajo tashmë i bashkohet kësaj liste në një periudhë të rëndësishme politike për Kosovën.
Atifete Jahjaga ishte gruaja e parë që u zgjodh presidente e Kosovës, duke e mbajtur këtë post nga viti 2011 deri më 2016. Pas saj, Vjosa Osmani u zgjodh presidente në vitin 2021 dhe e ushtroi detyrën deri në përfundimin e mandatit të saj.
Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Presidenca e Kosovës për herë të tretë i besohet një gruaje, duke hapur një kapitull të ri në historinë e këtij institucioni./Albinfo.ch