Qyteti i Yonkers, në shtetin amerikan të Nju Jorkut, do të organizojë nesër, më 23 nëntor, ceremoninë e ngritjes së flamurit shqiptar, në prag të 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i qytetit, Mike Spano, dhe autoritetet lokale kanë ftuar pjesëtarët e komunitetit shqiptaro-amerikan që t’i bashkohen ceremonisë kushtuar festës kombëtare shqiptare.
Aktiviteti do të nisë në orën 16:00, sipas kohës lokale, në Washington Park, në hapësirën Middle Grounds pranë Bashkisë së Yonkers, në anën e South Broadway. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë.
Ceremonia është përfshirë edhe në kalendarin zyrtar të qytetit për të hënën, më 23 nëntor./Albinfo.ch