Shkurt.ch
37 viktima të tansportit publik për një vit
Rreziku i vdekjes për udhëtarët e trenit është 102 herë më i vogël se i biçiklistëve dhe 209 herë më i vogël se i motoçiklistëve!
Gjatë vitit 2012 janë shënuar 37 viktima të aksidenteve të ndryshme në transportin publik, që është për 6 më shumë se një vit më parë. Nga 37 të vdekurit, 28 kanë pësuar në fatkeqësitë hekurudhore, që, në krahasim me vitin paraprak kur ishin 13, bëhet fjalë për një dyfishim të viktimave.
Vetëm 2 nga viktimat në transportin publik kanë qenë pasagjerë. Të tjerët janë persona që janë shkelur nga trenat ose që kanë provuar të ngjiten në trenat në lëvizje etj. kështu, sipas raportit të publikuar sot të Entit Federal për Komunikacion (BAV), 14 persona kanë vdekur nga “veprimet mendjelehta”: 5 veta janë shkelur nga trenat derisa po provonin të kalonin në mënyrë të palejueshme binarët. Dy të tjerë kanë gjetur vdekjen duke ecur këmbë në tunelin ku do të kalonte treni. Shumica e aksidenteve të tilla ndodhin natën dhe numri më i madh i viktimave janë të rinj, thuhet në raport.
Tete persona që kanë humbur jetën në transportin publik kanë qenë punëtorë ndërtimtarie ose të punësuar në ndërmarrjet e transportit.
13 veta kanë humbur jetën si viktima të mjeteve të transportit publik. Disa si këmbësorë e të tjerët me automjetet e tyre.
Me gjithë numrin e përmendur të viktimave, transporti publik në Zvicër konsiderohet si mënyra më e sigurt e transportit. Rreziku për një aksident me të vdekur për udhëtarët e trenit, për shembull është 102 herë më i vogël se për ata që ngasin biçikletën , ndërsa ngasësit e motoçikletave janë madje për 209 herë më të rrezikuar se shfrytëzuesit e transportit publik.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











