Shkurt.ch
Shkencëtarët amerikanë ngjallin veshkën e vdekur!
Ky zbulim, nëse do të përpunohet më tutje, mund të shërbejë si metodë e re për zëvendësimin e organeve edhe te njeriu
Shkencëtarët amerikanë ia kanë dalë që veshkët e vdekura të minjve t`i kthejnë në jetë. Për ta realizuar këtë, ata i kanë hequr njëherë nga veshka të gjitha qelizat e gjalla dhe kanë „mbjellur“ një tip të ri qelizash.
Befasia e shkencëtarëve ka qenë e madhe kur, pak ditë më pas kanë vënë re se veshka e re ka prodhuar urinë, si në laborator ashtu dhe në trupin e një miu të gjallë, ku ajo është implantuar më pas si organ për testim.
Ky zbulim, nëse do të përpunohet më tutje, mund të shërbejë si metodë e re për zëvendësimin e organeve edhe te njeriu, shkruan focus.de.
Sipas Harald Ott nga Harvard Medical School „në rast se kjo teknologji do të mund të përshtatet në indet e madhësisë së trupit të njeriut, pacientët që nuk u funksionon veshka dhe janë në pritje të një veshke të dhuruar, ose që nuk ka mundësi t`u transplantohet ajo, teorikisht mund të fitojnë një organ të ri“.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










