Ekonomi
Gjermania “varet” nga veturat
Produkti i Brendshëm Bruto i ekonomisë më të madhe të Evropës ra me 0.2% në tremujorin e tretë krahasuar me të dytin, sipas zyrës Federale të Statistikave
Ekonomia gjermane është tkurrur gjatë tremujorit të tretë për herë të parë që prej vitit 2015, ndërkohë që tensionet globale të tregtisë dhe problemi vendas në industrinë e veturave kanë frenuar nxitësin tradicional të ekonomisë që është tregtia neto.
Produkti i Brendshëm Bruto i ekonomisë më të madhe të Evropës ra me 0.2% në tremujorin e tretë krahasuar me të dytin, sipas zyrës Federale të Statistikave.
Megjithatë, Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë deklaroi se rimëkëmbja do të vazhdojë në tremujorin e katërt, duke shtuar se rënia në periudhën korrik-shtator ka ardhur prej prezantimit të standardeve të reja të ndotjes (WLTP) për veturat, transmeton ‘Scan’.
“Një tkurrje me 0.2% nuk është një katastrofë”, tha ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier. Me bazë vjetore, ekonomia u rrit me 1.1% në tremujorin e tretë, poshtë projeksioneve për 1.3% rritje, përcjell albinfo.ch.
Zyra e Statistikave deklaroi se rënia e PBB-së krahasuar me tremujorin e dytë erdhi kryesisht nga tregtia e jashtme, ndërkohë që eksportet kanë rënë dhe importet janë rritur. Tkurrja në tremujorin e tretë ishte e para që prej fillimit të 2015-ës për ekonominë gjermane.
Qeveria kishte paralajmëruar për një performancë të dobët, duke përmendur problemet në sektorin e veturave që erdhën prej rregullave të reja.
Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se problemet nga rregullat e reja të ndotjes për veturat i kanë hequr ekonomisë gjermane 0.4%. Investitorët janë shqetësuar për ekonominë gjermane, që ndodhet në rritje për 9 vjet radhazi, prej tensioneve tregtare dhe daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Përveç pasigurisë nga politikat tregtare të Donald Trump, firmat shqetësohen edhe nga destabiliteti në vend, ku koalicioni i Angela Merkel ka qenë 2 herë pranë kolapsit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












