Kuriozitete
A mund ta besoni: Mbledhësja e plehrave është milionere
Lisa Fiekovski ka vite që “u vret sytë” banorëve të lagjes kur lëviz me karrocën e mbushur me shishe të mbledhura në plehra, të cilat i magazinon te një “Toyota” rrangallë e vitit 1993.
Por fqinjët e saj në lagjen e shtrenjtë të Nju-Jorkut nuk e dinë se ajo ka prona që vlejnë mbi 8 milionë dollarë.
Babai i Lizës është investues, nëna është një biznesmene e njohur që udhëton nëpër botë. Dhe ajo ndoqi hapat e tyre në rini, mori master në ekonomi dhe punoi për shumë vjet me kompani të rëndësishme. Bashkëshorti i saj, madje, vazhdon të punojë si ekonomist duke fituar rreth 180 mijë dollarë në vit.
Por rreth 10 vjet më parë nisi një pasion të ri, të mbledhë shishe plastike e metale nëpër plehra. “Kjo punë më mban në formë, dhe pse nuk fitoj më shumë se 20-30 dollarë në ditë”, thotë Lisa. “Unë jam një bohemiane e modës së vjetër. Është e trishtueshme që njujorkezët nuk i pranojnë më njerëzit aq lehtë si dikur”, transmeton “TCH”.
As prindërit, as familjarët e tjerë dhe as fqinjët nuk janë dakord e nuk e kuptojnë stilin e saj të jetës, përcjell albinfo.ch.
Ata janë ankuar për makinën e saj të pistë dhe policia është përpjekur t’ia largojë, edhe pse e kishte pasur të parkuar në mënyrë të ligjshme.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta












