Kuriozitete
Cili është shkaktari kryesor i divorceve?
Sa më e madhe të jetë mospërputhja mes të ardhurave të një çifti, aq më shumë ka gjasa që ato të ndahen brenda pesë viteve
Nuk është aspak për tu habitur se një nga shkaqet më të mëdha të divorceve janë pikërisht paratë.
Sipas një studimi të mbi 2,000 të rriturve nga “SunTrust Bank”, paraja është shkaku kryesor i stresit në një marrëdhënie. Hulumtimi zbuloi se 35 për qind e njerëzve thanë se financat zënë vendin kryesor të problemeve me partnerin e tyre.
Natyrisht, çiftet që kanë pothuajse të njëjtat të ardhura, rrisin mundësitë për sukses. Sa më e madhe të jetë mospërputhja mes të ardhurave të një çifti, aq më shumë ka gjasa që ato të ndahen brenda pesë viteve, tha hulumtuesit nga Bordi i Rezervës Federale.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çiftet e pasura shkojnë më mirë. “Ka çifte që vërtet kanë shumë para, por kanë edhe shpenzime të larta mujore, dhe për këtë ata vihen në vështirësi”, thuhej në studim, sipas CNBC. “Shpesh, kur një nga partnerët ka të ardhura të larta, bashkëshorti tjetër nuk punon. Kjo pabarazi ekonomike është themelore. Natyrisht, këto ditë ka shumë familje me dy të ardhura ku shpenzimet dhe përgjegjësitë ndahen”, transmeton ‘Scan’.
Sipas këshilltarëve financiarë, megjithëse rolet gjinore kanë ndryshuar në mënyrë dramatike në dekadat e fundit, shumë çifte gjithashtu i përmbahen një ndarjeje tradicionale të punës, me burrat që përgjithësisht marrin rolin udhëheqës në financa. Kjo mund të ndikojë në dinamikën e përgjithshme të një martese. Përveç kësaj, individët me të ardhura të larta mund të kenë një punë që kërkon udhëtime dhe orë të gjata në punë. Pastaj ata kalojnë shumë kohë larg, gjë e cila shkakton probleme të mëdha në martesë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ekonomia forcohet dhe të ardhurat rriten, shumë çifte mund të përjetojnë probleme, sipas Akademisë Amerikane të Juristëve të Brendshëm. Divorcet kanë tendencë në rritje së fundmi, në një bum ekonomik, tha organizata. Me një diferencë mjaft të madhe, avokatët përkatës thanë se zakonisht shohin një rënie të numrit të divorceve vetëm gjatë rënies ekonomike kombëtare.
Studimi ka treguar se kur janë në vështirësi ekonomike, duke pasur buxhete të shtrënguara dhe pasqyra financiare të paqarta, shumë çifte janë më të gatshëm të provojnë dhe të përpiqen për martesën e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje














