Lajme
Banka Botërore: Shqiptarët po bëhen populli më i madh në Ballkan
Sipas Bankës Botërore, në periudhën 2010-2020, Kosova pritet të ketë një rritje mesatare vjetore të popullsisë prej 0.7 për qind, e cila do të jetë një nga më të lartat në Evropë
Për disa dekada shqiptarët do të bëhen populli më i madh në Ballkan, pasi vetëm në shtetet ku ata jetojnë është regjistruar rritje e natalitetit, ndërsa në vende të tjera, të tilla si Bosnja dhe Hervegovina, Serbia dhe Kroacia, numri i vdekjeve viteve të fundit është më i madh se numri i lindjeve. Mediat e Shkupit citojnë agjencinë Anatolia të Turqisë, e cila ka publikuar rezultatet e një studimi të Bankës Botërore.
Në analizën e Bankës Botërore, me titull: ” Treguesit e zhvillimit botëror”, është theksuar se rritja më e madhe e popullsisë në Ballkan është regjistruar në Kosovë, një tendencë në rritje edhe në të ardhmen.
Sipas Bankës Botërore, në periudhën 2010-2020, Kosova pritet të ketë një rritje mesatare vjetore të popullsisë prej 0.7 për qind, e cila do të jetë një nga më të lartat në Evropë.
Pas Kosovës vjen Shqipëria me një rritje vjetore të natalitetit prej 0.2 për qind, dhe në vendin e tretë vjen Maqedonia, e cila sipas Bankës Botërore ka një përqindje të madhe të popullsisë shqiptare, dhe pritet të ketë në të njëjtën kohë numër të njëjtë të lindjeve dhe vdekjeve.
Në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në periudhën deri në vitin 2020 do të ketë rritje negative , vlerësohet në analizën e Bankës Botërore.
Kështu, në Serbi do të ketë një përqindje vjetore të natalitetit për minus 0.2 për qind, Kroacia – 0.3, Bosnja dhe Hercegovina – 0.4 për qind.
Sipas sociologu profesorit të shkencave politike në Sarajevë, Jig Jusuf, këto ndryshime demografike mund të ndikojnë dukshëm situatën politike në Ballkan dhe në të ardhmen do të inkurajojnë pretendimet e ndryshme politike dhe territoriale.
Përndryshe, norma më e lartë në natalitetit në mbarë botën është regjistruar në Nigeri me 3.5 për qind. Ndërsa në Evropë prijnë Turqia dhe Irlanda me një rritje prej një për qind. Banka Botërore parashikon rritjen më e lartë negative në Evropë në Bullgari me minus 0.7 për qind.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










