Lajme
Vazhdojnë të marrin pensione në emër të të vdekurve
Zëdhënësi i Ministrisë së Punës, Behxhet Gaxhiqi thotë se ka raste kur familjarët e pensionistëve kanë bërë tërheqjen e pensionit edhe pas vdekjes së përfituesit
Ministria e Punës ka iniciuar një varg padish për disa qytetarë të Kosovës që kanë marrë paga në emër të familjarëve të vdekur. Tashmë gjykatat themelore nëpër disa komuna kanë detyruar disa familjarë që t’i kthejnë pensionet që i kanë marrë pas vdekjes së familjarëve.
Musa Kolla nga Vushtrria kishte marrë pesë pensione të bashkëshortes së tij Gjylyzares edhe pse ajo kishte vdekur. Administrata Pensionale e kishte hetuar një gjë të tillë dhe Kollën e kishte paditur në gjykatë. Gjykata në Vushtrri ka vendosur që i padituri Musa Kolla t’i kthejë paratë në vlerë prej 200 euro.
I padituri, siç raporton “express” ka pranuar se ka tërhequr pensionet, por ka deklaruar në gjykatë se këto të holla nuk mund t’i kthejë pasi vetë merr pension 80 euro dhe askush në familje nuk punon. Mirëpo Gjykata nuk ka marrë parasysh këtë ankesë të Kollës dhe ka vendosur që ai ta kthejë Ministrisë së Punës.
Raste si kjo të keqpërdorimeve të pensioneve thuhet se ka mjaft në Kosovë, sikurse ka keqpërdorim edhe të asistencës sociale. Behxhet Gaxhiqi zëdhënës i Ministrisë së Punës ka thënë se këto raste janë një prej sfidave kryesore të Departamentit të Administratës.
“Po, kemi raste kur familjarët e pensionistëve kanë bërë tërheqjen e pensionit edhe pas vdekjes së përfituesit”, thotë Gaxhiqi.
Sipas statistikave në vitin 2009 janë iniciuar 275 procedura gjyqësore për kthim të mjeteve, në vitin 2010 ky numër ka qenë 371. Viti 2011 sipas Departamentit të Administratës janë evidentuar 192 raste, ndërkaq në vitin 2012 vetëm 33 raste.
Edhe në Skemën për Ndihma Sociale, Gaxhiqi pohon se ka pasur keqpërdorime, ku ndihma kanë marrë edhe njerëzit e punësuar që është kriteri kryesor për ndihmat sociale.
“Gjatë krahasimit të të dhënave në mes Ministrisë dhe Administratës Tatimore të Kosovës në muajin dhjetor të vitit që shkoi nga 31 mijë e 111 familje në ka rezultuar së 175 anëtarë të këtyre familjeve janë gjetur si tatimpagues në të hyra financiare”, ka thënë ai.
Numri i përgjithshëm i pensionistëve në janar të vitit 2013 sipas skemave pensionale është: 116 mijë e 965 persona marrin pension bazë; 35 mijë e 610 marrin pension kontributpagues, 18 mijë e 378 persona me aftësia të kufizuara; 3 mijë e 702 janë pensionistë të parakohshëm të ndërmarrjes “Trepça”; 735 pensionistë të TMK-së dhe 70 pensionistë të FSK-së.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












