Lajme
Mijëra protestues mbështetën Luginën e Preshevës
Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, mijëra kosovarë protestuan në mbështetje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ata kërkuan edhe ndërprerjen e bisedimeve Thaçi-Daçiq
Mijëra qytetarë të Kosovës, kanë protestuar të shtunën në Prishtinë, në mbështetje popullit të Luginës së Preshevës. Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, protestuesit kanë kërkuar më shumë të drejta për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndërkaq kanë kërkuar ndaljen e dhunës nga regjimi i Beogradit.
Protestuesit janë nisur nga Qendra e Studentëve duk marshuar drejt Teatrit Kombëtar, me pankarta në duar dhe duke brohoritur: “Lugina do drejtësi jo hipokrizi”. “Lugina është e jona”, “Duam Bashkim” “Thaçin e japim, Luginën s`e japim” “Qeveri shko në veri, mati forcat me Serbi”, “Stop dhunës në Luginë…”etj.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi respektimin e të drejtave civile dhe kthimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në oborrin e Kuvendit të Komunës, aty ku ishte më parë. Ai po ashtu kërkoi ndërprerja e menjëhershme e procesit negociator të Kosovës me Serbinë.
“Kërkojmë po ashtu që të kthehet rezoluta e Kuvendit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik e tregtar me Serbinë që menjëherë do të sillte tek ndalimi i mallrave serbe në Kosovë dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës në gjithë territorin e Kosovës”, kërkoi Kurti.
Sipas tij, institucionet e Kosovës deri tani e kanë injoruar problemin ne Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Qeveritarët, sipas Kurtit, kanë hyrë me pazare politike me Serbinë, “ndërsa nuk mund ta mbrojnë as veriun e Kosovës e as te drejtat e shqiptarëve të Luginës”.
“Thaçi pandershëm i qortoi shqiptarët se nuk e mbrojtën Lapidarin e UÇPMB-së, edhe pse çështjen e Preshevës nuk e bëri kusht për Serbinë. Jemi kundër ‘koalicionit Thaçi e Dacic’ edhe kundër Qeverisë PDK-SPS”, ka thënë Kurti.
Me këtë protestë, ai tha se do t’i dërgohet mesazh qytetarëve atje, se populli në Kosovës nuk është i të njëjtit mendim sikurse Qeveria e Kosovës.
Protestës, sipas Kurtit, i janë bashkuar edhe një varg organizatash: Sindikata e Pavarur e Bujqve, Sindikata e Pavarur e Pensionisteve, Shoqata e Muhaxherëve të Preshevës, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut – Preshevë, Shoqata “Vatra”, Lëvizja Demokratike për Integrim, Shoqata “26 Marsi 1999”, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, etj…
Protesta ka përfunduar e qetë, edhe pse sipas një kumtese që ka lëshuar vetëvendosje, njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ka ndaluar autobusin me protestues që po vinte nga Prizreni dhe ka arrestuar dy aktivistë, Karanfil Haxhillarin dhe Agron Limanin.
Protesta e Vetëvendosjes ka përkuar me 13 vjetorin e daljes publike të UÇPMB-së. Sikur sot 13 vjet më parë në fshatin Dobrosin të Bujanocit, në një ceremoni mortore, dolën në skenë ish guerilët e UÇPMB-së. Ata u zotuan se do të luftojnë për më shumë të drejta të shqiptarëve në këtë rajon.
Lufta përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët, por pikat e saj kurrë nuk u zbatuan nga Beogradit.
E-Diaspora
-
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur Manifestimi në Winterthur, i organizuar nga Ansambli “Trojet”, krahas muzikës pati si vlerë të shtuar edhe... -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










