Kuriozitete
Si të tejkalohet ngarkesa e ditës së parë në punë pas pushimeve !
Mësoni se si të menaxhoni ditën e parë të punës pas pushimeve verore.

Për disa është “koha më e bukur e vitit”, edhe pse ky vlerësim idealisht nuk do të thotë mjaft serioz: Bëhet fjalë për pushimet verore. Duhet të jenë dy javë, ose më mirë, tre deri në katër javë, sa i përket kohëzgjatjes ideale, mirëpo opinionet janë të ndryshme. Dhe gjithashtu shkenca vjen përsëri në zbulime të ndryshme: Për shembull, një studim finlandez në vitin 2012 tregoi se pushimet më të gjata të verës, kontribuan në mirëqenien dhe shëndetin e pjesëmarrësve të studimit. Megjithatë, këto efekte ishin afatshkurtëra dhe nuk ndryshonin shumë nga përfitimet e pushimeve më të shkurtra.
Nga evidenca e 54 subjekteve të testuar vihet deri te përfundimi se disa pushime të shkurtëra gjatë vitit dhe në një shumë më të madhe, shpien në mirëqenien e duhur. Natyrisht, pyetja nëse koha e pushimeve individuale mund të ndahet, varet gjithashtu nga kushtet e përgjithshme në kompani, si dhe nga situata personale.
Ajo që shpesh shkakton vështirësi, është periudha pas pushimit dhe për tu paraqitur sërsh në vendin e punës. Prandaj, është në interes tuajin që paraprakisht t`i planifikoni ditët e para pas pushimit.
Është e rëndësishme që të organizoni një zëvendësim të përshtatshëm të pushimeve të ndërsjella bashkë me kolegët, në mënyrë që të mos bombardoheni menjëherë me pyetje të panumërta dhe kërkesa për rikthim. Gjithashtu, nëse është e mundur, asnjë detyrë nuk duhet të lihet e hapur, përfundimi i të cilave duhet të bëhet menjëherë pas pushimit. Dhënia e detyrave të reja gjatë pushimeve është një zakon i keq, që mund të kundërshtohet duke iu drejtuar atyre hapur në ekip.
Sa herë që është e mundur, kur të ktheheni në punë, gjeni kohë për të fituar një pasqyrë të ngjarjeve të humbura në një bisedë me anëtarët e kompanisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch. Duhet biseduar se cilat detyra të reja kanë prioritet dhe nëse kushtet e kuadrit përkatës mund të kenë ndryshuar në projektet që tashmë janë planifikuar ose janë në vazhdim. Pas kësaj, është e mundur që ta shfletoni kutinë e postës suaj elektronike dhe të planifikoni përpunimin e urgjencave.
Në ndërkohë, po që se dilni në kafe apo drekë dhe filloni të rrëfeni për përjetimet në pushime, si dhe të tregoni fotografitë nga smartphoni juaj, do të thotë se tek ju është e pranishme nevrikosja për punët që ju presin. Në ditën e dytë pas pushimeve të merituara, nën këto kushte, në punë do të ktheheni pa ndonjë ngarkesë të madhe dhe do të mund të planifikoni për udhëtimet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Anjeza Maqani diplomon me dy tituj në Universitetin Webster Ajo ka përfunduar me sukses dy drejtime studimi dhe ka marrë dy tituj akademikë...
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri