CH-Ballkani
“NZZ”: Demaçi, për dallim nga Mandela, luajti rol dytësor në politikë
Për vdekjen e Adem Demaçit në moshën 82-vjeçare ka shkruar edhe prestigjiozja “NZZ”, duke e paraqitur atë më shumë si figurë simbol dhe pasqyrë, sesa politikan, përcjell albinfo.ch.
Adem Demaçi ishte një figurë e shquar e nacionalizmit shqiptar në fund të viteve 60-ta. Personaliteti i tij i pakompromis viktimizues i ka sjellë atë vlerësim të lartë, shkruan media më e madhe zvicerane, “NZZ”.
Shumë e krahasojnë atë me Mandelën. Në fakt, Demaçi u burgos 28 vjet, megjithatë për krahasim nga Mandela, ai luajti rol më të vogël politik.
Pasi tregon historikun e gjatë të burgosjeve të tij në Jugosllavi, kritikën ndaj presidentit Ibrahim Rugova, Demaçi pas pavarësisë luajti rol dytësor.
“Përgjatë jetës ai nuk ishte as politikan pragmatik, as ideolog konsistent i argumentuar. Sipas situatës, ai përfshiu të gjitha konceptet: nga pacifizmi deri te lufta e armatosur. Janë personalitetet e tij të viktimizimit dhe këmbënguljes, që te shumë shqiptarë atë e kthyhen në një autoritet moral”, shkruan në fund prestigjiozja zvicerane.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













