Lajme
Zhvillimet politike nuk pengojnë punimet në Autostradë
Punimet në autostradën Morinë – Merdar janë duke shkuar sipas planit të planifikuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë nga zhvillimet e fundit politike në vend, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje dhe përfaqësues të kompanisë “Bechtel & Enka”.
Pavarësisht zhvillimeve të fundit politike në vend, rënies së qeverisë dhe zgjedhjeve të 12 dhjetorit, punimet në autostradën Vërmicë – Merdar janë duke shkuar sipas planit të paraparë, thonë zyrtarë të qeverisë në dorëheqje dhe përfaqësues të kompanisë përgjegjëse për ndërtimin e kësaj autostrade.
Mevludin Krasniqi, këshilltar në Ministrinë e Transportit dhe Postë- Telekomit, thotë se në këtë segment nuk ka pasur asnjë ndikim situata politike. “Pavarësisht zhvillimeve politike në vend, projekti i autostradës Vërmicë – Prishtinë – Merdar, ka ecur sipas dinamikës së paraparë. Është një punë jashtëzakonisht e mirë, një dinamikë e jashtëzakonshme që ka ndodhur”, thotë Krasniqi.
Edhe Ela Ruçi, zëdhënëse e kompanisë “Bechtel & Enka”, tha se punimet në autostradë janë duke u realizuar sipas parashikimeve të kompanisë. “Punët kanë vazhduar ashtu siç ishte planifikuar, institucionet kanë vazhduar të funksionojnë në partneritet me ne, gjithçka ka ecur normalisht në lidhje me autostradën. Kështu që, mund të them se nuk ka ndikuar politika”, theksoi Ruçi.
Eksperti për çështje ekonomike, Bedri Selmani, thekson se zhvillimet e fundit politike në vend nuk është dashur që të kenë ndikim në këtë projekt. “Në këtë rast, asnjë politikë apo kushdo që do të vinte në pushtet, nuk do të kishte kurrfarë ndikimi në këto rrjedha, sepse këtu kemi të bëjmë me një kontratë ndërkombëtare, me një fillim të një pune që ka filluar”, shprehet Selmani.
Ndryshe, aktualisht është duke u punuar në tri seksione apo 34 kilometra të autostradës, do të thotë prej Vërmicës deri në Suharekë, thotë zonja Ruçi.Nëse vazhdohet të punohet me këtë intensitetit, ajo shprehet se këto tri seksione gjatë këtij viti do të jenë të shfrytëzueshme për qarkullim të qytetarëve.
Ndërtimet në këtë autostradë kanë filluar në fund të muajit maj të vitit që lamë pas, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e saj, është brenda 36 muajve, që nga dita e fillimit të punimeve.Sidoqoftë, mjetet për realizimin e këtij projekti, që llogaritet të jenë 700 milionë euro, sipas autoriteteve kompetente do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, donatorët dhe në rast nevoje edhe nga marrja e kredive.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










