Lajme
E15 kërkon platformë negociuese
Grupi i Ekspertëve E15, kërkon nga Qeveria e Kosovës që të hartojë një platformë për bisedime e cila duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit
Grupi i Ekspertëve, E15 i ka dhënë mbështetje bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për zgjidhjen e disa problemeve të hapura, por kërkon nga Qeveria e Kosovës që të përgatitë një platformë negociuese, me disa vija të kuqe. E15 kërkon që në këto bisedime të ketë një përgatitje adekuate.
“Është koha që të zhvillohen bisedime midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të adresonin procesin e ndërtimit të marrëdhënieve fqinjësore me perspektivë të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve fqinje në procesin e integrimit në bashkësinë evropiane”, thuhet në reagimin e këtij subjekti.
Sipas E15, Rezoluta e aprovuar në Kuvendin e Kosovës me 18 tetor, dëshmon për qëndrimin konstruktiv të Kosovës për zgjidhjen me dialog të të gjitha çështjeve që pengojnë marrëdhëniet fqinjësore me Serbinë. Por, sipas E15, Rezoluta e aprovuar në Kuvend nuk përcakton kornizën e domosdoshme të këtyre bisedimeve.
“Qeveria duhet të paraqesë sa më shpejtë Platformën për këto bisedime në Kuvend. Bisedimet duhet të adresojnë realizimin e të drejtave njerëzore të pakicave në të dy vendet sipas parimit të reciprocitetit, ku Kosova duhet të qëndrojë në Kornizat e Planit të Ahtisaarit”, konsideron E15-shit.
Po ashtu ky Grup, kërkon që në këtë proces negociues të zgjidhjen disa çështje me prioritet, si çështjet e të pagjeturve, rregullimi i marrëdhënieve ekonomike, tregtinë e lirë dhe sigurimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe të adresohet zhdëmtimi i dëmeve në pasurinë publike e private, si pasojë e luftës dhe dëmeve të shkaktuara nga regjimi okupues serb.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












