Kosova
Delegacioni kosovar hap çeshtje të rëndësishme para zyrtarëve të BE-së
Delegacioni i Kosovës për dialogun me Serbinë, i kryesuar nga Avni Arifi, shef i delegacionit, kanë zhvilluar një takim me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, kryesuar nga Thomas Busch, në Bruksel.
Gjatë këtij takimi, delegacioni nga Kosova ka prezantuar rezultatet e punës së tyre në procesin e dialogut, me ç’rast zyrtarët e Bashkimit Evropian vlerësuan punën e delegacionit të Kosovës, duke u ndarë të kënaqur me performancën e Kosovës në këtë proces.
“Delegacioni i Kosovës, përpara zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe 28 anëtarëve të saj, ngritën çështjen e mos zbatimit të marrëveshjes së energjisë, menaxhimit të integruar të kufijve, pengesat në hapjen e urës së Mitrovicës, mosnjohjen së diplomave nga ana e Republikës së Serbisë dhe pengesave serioze në lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e ZKM-së, shkruan Albinfo.ch.
Në këtë takim Delegacioni i Kosovës, i përkrahur edhe nga BE, bëri edhe një herë të qartë se” Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë në asnjë mënyrë nivel i tretë i pushtetit, por do të jetë Asociacion brenda përbrenda Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital













