Sport
Zvicra e shqiptarëve barazon me pesë herë kampionët e botës
Zvicra ka barazuar me Brazilin me rezultat 1:1 në kuadër të Grupit E të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch.
Brazili kaloi fillimisht në epërsi në minutën e 20-të me një super gol të Coutinhos, derisa për Zvicrën barazoi Zuber me kokë, pas asistimit të Xherdan Shaqirit nga goditja e këndit.

Për Zvicrën nga fillimi luajtën Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili. Behrami u ndërrua në minutën e 70-të për shkak të një lëndimi, derisa më herët ishte ndëshkuar me karton të verdhë.
Mesfushori shqiptar zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, duke ndaluar për mrekulli Neymarin, i cili është futbollisti më i shtrenjtë në planet me 222 milionë euro. Në tribuna për të përkrahur Behramin ishte edhe e dashura e tij, Lara Gut dhe babai i tij, Ragip Behrami.

Takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Kosta Rikës dhe Serbisë kishte përfunduar me fitoren e ballkanasve 1:0.

https://www.dailymotion.com/video/x6m3x9r
https://www.dailymotion.com/video/x6m3z51
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









