Lajme
Serbia e zhgënjyer me raportin e KE-së
Kryeministri Ivica Daçiq shprehu indinjatë ndaj Brukselit, pas kërkesës që Serbia të respektoj integritetit territorial të Kosovës
Ndryshe nga shtetet tjera si Shqipëria, Kosova dhe pjesërisht Maqedonia që e kanë pritur me entuziazëm Raportin e Komisionit Evropian për zhvillimin integrues të këtyre shteteve, në Beograd raporti i KE-së ka ngjallë shumë reagime. Kryeministri Ivica Daçiq shprehu indinjatën ndaj Brukselit, pas kërkesës që Serbia të respektoj integritetit territorial të Kosovës.Raporti i Progresit për Serbinë me 77 faqe i rekomandon Beogradit zyrtar që të zgjidh problemet në veriun e Kosovës, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, si nevojë e domosdoshme për popullsinë lokale dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.Kryeministri Daçiç, ndërkaq tha se më mirë do të ishte që të Bashkimi Evropian të kërkojë hapur njohjen e Kosovës se sa respektimin e kufijve të saj, sepse edhe ashtu, siç tha ai, kjo është njohje. Me këtë vlerësim, Komisioni Evropian, sipas tij, ka ndikuar negativisht në zhvillimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.“Shumë jam i mërzitur nga këto deklarime, sepse në vend që të ndihmohet në fillimin e dialogut, ato mund të ndërpresin atë. Ndoshta më mirë do të ishte që prej Serbisë të kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës, sesa të kërkohet të pranohet integriteti territorial i saj”, theksoi kryeministri Daçiq.Ndërsa komisione i i BE-s për zgjerim, Shetfan Fyle, siç raporton REL, ka thënë se kërkesa e Komisionit Evropian është se “nuk duam ndarje të Kosovës”. “Fule ka thënë se integritetit territorial nuk do të duhej të ishte befasi, sepse parimin e mosndryshimit të kufijve e ka theksuar Grupi i Kontaktit qysh në negociatat për statusin e Kosovës në vitin 2005”.Komisionari Evropian publikoi raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria me disa kushte fitoi statusin e kandidatit, Maqedonisë iu konfirmua nisja e negociatave sa më parë, Kosovës, ndërkaq iu mundësia që pas përmbushjes së disa kushteve të nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, ndërsa Serbisë iu rekomanduar që të relaksojë raportet me Kosovën, si kusht për nisjen e negociatave me BE-në.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












