Lajme
Fillon ndërtimi i xhamisë qendrore në Prishtinë
Kjo xhami e cila do të jetë ndër më të mëdhatë në Ballkan, do t’i ketë katër minare, ndërsa do të kushtojë rreth 20 milionë euro
Të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, por edhe klerikët fetarë të të gjitha konfeksioneve në Kosovë, kanë marrë pjesë në ceremoninë e gurëthmelit të xhamisë qendrore në Prishtinë. Kjo xhami e cila do të jetë ndër më të mëdhatë në Ballkan, do t’i ketë katër minare, ndërsa do të kushtojë rreth 20 milionë euro.
Kjo xhami do të ndërtohet në lagjen “Ulpiana” përball objekti të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ndërsa do të ketë një hapësirë rreth 78 ari. Akoma nuk është caktuar mënyra se si do të financohet ndërtimi i këtij objekti kulti.
Gurin e parë në themel e kanë vendosur bashkërisht, presidentja Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, kryemyftiu Naim Tërnava, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Prishtinës Isa Mustafa. Ndërsa të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe përfaqësuesit i Ipeshkvisë së Kosovës, por edhe ata të Kishës Ortodokse Serbe.
“Kjo xhami do të shërbejë për edukimin e popullatës në përgjithësi, do të jetë në shërbim të ardhmërisë së popullit dhe vendit tonë. Do të jetë një vend ku do të mësohet, shpjegohet e kultivohet mirëkuptimi, humaniteti, toleranca, respekti, dashuria e sinqeriteti…”, ka thënë para të pranishmëve Naim Tërrnava, kryetari i BIK.
Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedralës “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik. Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arrit konsensus që xhami të ndërtohet në lagjen Ulpiana.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











