Lajme

Papua Guinea e Re njeh Kosovën?

Burimet në Prishtinë të afërta me MPJ-në konfirmojnë njohjen e Koosvësn nga papua Guinea e Re. MPJ akoma nuk ka letër kredenciale nga ky shtet.

Burimet mediale në Prishtinë konfirmojnë se shteti oqeanik, Guinea e Re (Papua New Guinea) e ka njohur pavarësinë e Kosovës duke u bërë shteti i 92 zyrtar që njeh Republikën e Kosovës. Sipas burimeve të RTK-së, Ministria e Jashtme e Kosovës është duke pritur njohjen verbale nga ky shtet.

Kjo njohje, siç thuhet, ka ardhur si rezultat i vizitave të shpeshta të Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në shtetet Oqeanike apo siç njihen në komunitetin e biznesit shtetet e Komenveltit. MPJ, ndërkaq akoma nuk e ka konfirmuar njohjen nga Papua New Guinea.

Papua Guinea e Re ka një popullsi prej pesë milionë banorësh, ndërsa ndodhet në Oqeani. Kryeqyteti i këtij shteti është Port Moresby. Papua Guinea e Re është Mbretëri. Më 1 Dhjetor 1973 ka fituar autonomi nga Australia, ndërsa në vitin 1975 ajo e shpalli pavarësinë.

Republikën e Kosovës deri tani, sipas MPJ-së, e kanë njohur 91 shtete zyrtare, duke përjashtuar njohjen nga Mali. Konfirmimi nga Papa Guinea e Re, shton numrin në 92.