Lajme
Prodhuesit kosovarë, nën hijen e tregut jolojal
Konkurrenti kryesor i kompanive kosovare që merren me produkte të mishit, janë Brazili, Argjentina, SHBA. Këto shtete e shesin mishin në Kosovë me çmime më të ulta se sa prodhuesit vendor.
Prodhuesit kosovarë shpeshherë janë hendikepuar nga konkurrenca jo lojale e tregut. Produktet e tyre shkelën nga kompanitë e huaj, të cilët në Kosovë e plasojnë produktin e tyre, pa ndonjë konsekuencë ligjore apo fiskale. Mos mbrojtja e produktit vendor, shpesh krijon “anemi” tek prodhuesit kosovarë.
© albinfo.ch
Kompania “Konson” është njëra nga kompanitë më të suksesshme e prodhimit të vezëve dhe mishit të zogut në Kosovë. E ndarë në dy lokacionet, në Gjilan dhe Gjakovë, “Konson” merret me prodhimin e vezëve, rritjen, kultivimin dhe therjen e zogjve të rinj, si dhe plasimin e tyre në tregun e brendshëm.
Agjencia “albinfo.ch” vizitoi fermën për therjen e zogjve në fshatin Livoç të Gjilanit. Një rrugë sikurse labirint, pa meremetuar dhe me shumë gropa e ndërtuar në vitet ‘80, të dërgon në fermën “Konson”, e cila ishte privatizuar gjatë dekadë së fundit.
Fermat, si strukturë ndërtimore i përkasin ish-Jugosllavisë, por investimet e fundit ia kishin kthyer imazhin duke i bërë ato, sikurse fermat moderne perëndimore. Kopshti, repartet e brendshme prodhuese, pastria, paketimi dhe frigoriferët, ishin të modeleve të fundit.
© albinfo.ch
Kompania kishte nisur punën në vitin 2008 me një kapacitete për therjen e 250 zogjve në orë, ndërsa me një ndihmë të Bashkimit Evropian në vlerë 450 mijë euro, “Konson” ka shtuar kapacitetin e prodhues prej 1500 deri 2000 zogj brenda një ore. “Nuk e shfrytëzojmë gjithë kapacitetin” tha për Shemsedin Latifi, menaxher i Thertores në Livoç të Gjilanit.
Ai tha se kompania ka 120 punëtorë, prej tyre, gjysma punojnë në thertoren e Gjilanit, ndërsa gjysma tjetër në fermën e Gjakovës, ku bëhet rritjen, kultivimi i zogut njëditësh, menaxhimi i pulave vojse dhe distribuomi i veve. “Në Gjakovë i kemi 120 deri 150 mijë pula që shfrytëzohen për ve”, tha Latifi.
© albinfo.ch: Shemsedin Latifi
“Konsoni” brenda një vit, sipas Latifit, ka shitur në tregun e brendshëm më shumës e 700 mijë kilogram mish zogu, ose rreth 560 mijë zogj. “Të gjithë këta zogj janë produkt i yni, nga zogu një ditësh deri në periudhën e therjes”, tha Latfiti, sipas të cilit, vetëm kjo kompani plotëson 10 për qind të nevojave të kosovarëve me mish zogj, ndërsa 30 për qind me vezë.
© albinfo.ch
Megjithatë Latifi u ankua nga konkurrenca jo lojale e mishit në tregun e brendshëm. Ai tha se konkurrenti kryesor i “Konsoni-it”, por edhe i kompanive të tjera që merren më produkte të mishit, janë Brazili, Argjentina, SHBA, e cila mishin e shpezëve e plasojnë në tregun kosovarë me çmime shumë të ulta.
“Ky mishi pavarësisht kontrolleve dhe cilësisë, në tregun tonë shitet shumë me lirë se sa mishin që prodhojnë vet”, tha Latifi.
Në Qeverinë e Kosovës thonë se stimulimin e prodhimit vendor është prioritet, por akoma nuk kanë krijojnë politika të favorshme ekonomike që stimulojnë dhe mbrojnë prodhimin vendor.
© Arta Istrefi
“Ne si Ministri jemi munduar që të jemi sa më afër afaristëve dhe të ndikojmë në mbrojtjen e prodhimit vendor. Në masë të madhe kjo është reflektuar pozitivisht”, tha Arta Istrefi, menaxhere për Informim në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Ajo tha se me vendosjen e masave anti-dumping, “Konson” ka shtuar prodhimin e mishit për 30 për qind.
Naim Gashi është ekspert i çështjeve ekonomike. Ai tha se për të pasur një nivel më të lartë të investimeve në Kosovë duhet të krijohet një klimë e përgjithshme investive, ndërsa me theks të veçantë, Gashi u angazhua për krijimin e një sistemi efikas të drejtësisë, i cili do të marrë vendime të drejta në kohën e duhur.
“Sistemi i drejtësisë inkurajon investitorët e huaj se të drejtat e tyre do të mbrohen me ligj. Qeveria aktuale nuk ka bërë as hapin më të vogël për të përmirësuar situatën në këtë sektor jetik për vendin. Prandaj luftimi i korrupsionit është element esencial që duhet bërë nga shteti dhe shoqëria për të inkurajuar investimet”, tha ai.
Aktualisht në Kosovë, sipas tij, nuk ka gatishmëri të bizneseve për të investuar në zgjerimin e kapaciteteve teknike dhe për të ngritur resurset humane, sepse kjo “në një ekonomi monopoli, siç është tek ne, nuk sjell përfitime në treg”.
Edhe Oda Ekonomike Kosova disa herë ka bërë kërkesë që të krijohen politika të favorshme fiskale, që stimulojnë në një mënyrë prodhimin vendorë dhe në anën tjetër e mbrojnë atë nga konkurrenca e pandershme. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, bizneset kosovare mbeten të hendikepuara nga konkurrenca e jashtme.
© Blerand Stavileci
Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, ndërkaq ka thënë se për mbrojtjen e prodhuesve vendorë, është formuar nëngrupi punues për politikat tregtare në bujqësia, ndërsa pjesë këtij grupi, janë dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit.
“Për prodhimin e vezëve, sivjet kemi ndarë një fond prej 200 mijë eurosh, dhe përmes tij përkrahim përmirësimin e standardeve të cilësisë së prodhimtarisë, ngritjen e fermave të reja dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve në fermat e vjetra. Objektiv është rritja e konkurrencës së vezëve dhe produkteve të vezëve në tregun e brendshëm dhe të jashtëm”, ka tha ministri Stavileci.
Në Ministrinë e Financave, ndërkaq thanë se këmbëngulja për mbrojtjen e prodhimit vendor, shpesh bie jashtë parametrave ekonomik global, sepse konkurrenca e tregut, sipas tyre, ndikon edhe në ngritjen e cilësisë së prodhimit, por edhe në uljen e çmimit të produkteve.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste Një 46-vjeçar nga rrethi Ried im Innkreis është paditur për shkelje të ligjit të ndalimit. Gjatë... -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë











