Lajme
Kurti, diasporës: “Na ndihmoni të rezistojmë kundër keqqeverisjes”
“Vetëm qytetari aktiv mund të ndryshojë jetën për të mirë ndërsa ai pasiv bëhet viktimë e padrejtësive”, ka thënë Kurti në Bernë
Kryetari i Lëvizjes për Vetëvendosje Albin Kurti, i shoqëruar nga Xhelal Sveçla, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Faton Topalli, përgjegjës për diasporën në këtë subjekt, kanë mbajtur të dielën një takim me bashkatdhetarët në Bernë. Politikanët nga Kosova e kanë zhvilluar këtë takim dhe një tjetër në Lozanë, në kuadrin e qëndrimit të tyre në Zvicër, ku ishin të ftuar në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës që u mbajt gjatë kësaj fundjave në Lugano.
Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje për Zvicër, Mujë Shala ka bërë një prezantim të strukturës së kësaj lëvizjeje në Zvicër, që mbështetet në gjashtë pika në qytete të ndryshme të këtij vendi dhe qendrën në Gjenevë.
Ndërsa Faton Topalli është thelluar në rolin që diaspora shqiptare e Zvicrës ka pasur në të gjitha zhvillimet me rëndësi në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në 30-40 vitet e fundit. Ai ka përmendur me këtë rast veçanërisht ndihmën që kanë dhënë bashkatdhetarët përmes fondeve si “3 përqindëshi” dhe ai “Vendlindja thërret” për mbajtjen gjallë të jetës në Kosovë, respektivisht për luftën çlirimtare të zhvilluar atje më vonë. Por, ka pëmendur Topalli, shumë nga ata që kanë gëzuar mikpritjen dhe besimin e mërgimtarëve tanë atëbotë, sot, duke qenë në krye të institucioneve të Kosovës, kanë shpërdoruar këtë besim.
Në fjalimin e tij Albin Kurti ka kërkuar nga bashkatdhetarët që për të përmirësuar statusin e tyre të aktivizohen në partitë dhe organizatat tjera që tubojnë qytetarët zviceranë. “Sepse, vetëm qytetari aktiv mund të ndryshojë jetën për të mirë ndërsa ai pasiv bëhet viktimë e padrejtësive”, ka thënë Kurti duke folur për nevojën e aktivizimit.
Kyretari i Vetëvendosjes ka kërkuar nga bashkatdhetarët që të ndihmojnë Kosovën me përvojat që marrin në një vend demokratik si Zvicra. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Xhelal Sveçla ka qenë më i drejtpërdrejtë në kërkimin e kësaj ndihme: “Ne kemi hyrë në një llum të tillë, sa që është e vëshrtirë për njerëzit e thjeshtë që të dallojnë më se çka është e ndershme e çka jo. Prandaj ju, që jetoni në një sistem të konsoliduar demokratik mundeni të na ndihmoni dhe me idetë tuaja të na jepni energji për të vazhduar rezistencën ndaj të keqes në Kosovë”, ka thënë ai.
Kurti ka theksuar disa herë se Lëvizja Vetëvendosje i ka vënë vetes si qëllim që të ndryshojë logjikën mbizotëruese në Kosovë, që në pushtet të vihet për tu pasuruar. Kjo është ajo që e bën të ndryshme Vetëvendosjen nga partitë tjera, ka thënë Kurti, i cili është zotuar se edhe po të vijë në pushtet, Vetëvendosja nuk do të braktisë këtë filozofi. Ai ka shpjeguar edhe domosdonë që e ka shtyrë Vetëvendosjen të hyjë në institucione, përkundër qëndrimit mohues që ka pasur ndaj tyre. “Kjo ka qenë mënyra e vetme për të përcjellë në parlament zërin e protestës kundër të keqes”, ka arsyetuar Kurti inkuadrimin në institucione.
Ai ka hedhur një varg akuzash ndaj qeverisë aktuale dhe partisë në pushtet, duke e quajtur atë si qeveri dhe parti që përmes strukturave si Shik-u ushtron pushtetin e frikës dhe të kërcënimit me dhunë mbi ata që mendojnë ndryshe. Se, në bashkëveprim me struktura të ndërkombëtarëve kjo qeveri shet falas asetet më të rëndësishme të vendit, duke i krijuar vetes mundësi për korruptim etj. Kurti më tutje e ka quajtur propagandë të pakripë festimin që i büehet sot heqjes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Vendi mbetet po aq i varur, dhe veç kësaj veriu vazhdon të jetë i shkëputur nga tërësia territoriale e Kosovës, ka thënë Kurti.
Duke e quajtur të rrejshme edhe pavarësinë e shpallur në vitin 2008, ai ka thënë se ajo nuk ka realizuar ato për çka kanë ëndërruar shqiptarët dhe për çka është punuar e derdhur gjak me dekada, një pavarësi e pa substancë dhe për më tepër e shpërdoruar nga klanet që mbajnë pushtetin. Sipas Kurtit, politikat neoliberale që po zbaton qeveria e Kosovës, për të shitur gjithçka të vlefshme në emër të privatizimit, kërcënojnë zhvlerësimin e mëtejmë të kësaj pavarësie dhe shndërrimin e Kosovës në një shtet të dështuar.
Trajtimi i keq që po u bëhet bashkatdhetarëve nga institucionet e Kosovës ka qenë në fokus të fjalës së Kurtit po edhe të Sveçlës dhe Topallit. Kurti ka drejtuar kritika edhe ndaj mungesës së përfaqësuesve të mërgatës në Parlamentin e Kosovës, për çfarë ka bërë fajtore klasën politike të atjeshme dhe në veçanti partinë në pushtet, e cila, sipas tij, “nuk ka interes të organizojë zgjedhje në diasporë, pasi që e di se nuk i fitojë votat”.
Ndërkohë Topalli, duke iu qasur problemit të njëjtë, ka theksuar se përvojat e komuniteteve tjera të huaja që jetojnë në Zvicër tregojnë se mbajtja e zgjedhjeve nuk është një gjë aq e ndërlikuar sikur e paraqesin pushtetarët tanë në Kosovë.
“Është e pakuptueshme se si për 5 për qind të popullatës, sa janë serbët në Kosovë, rezervohen 10 vende në parlament ndërkohë që për 30 për qind sa vlerësohet të jetë përqindja e shqiptarëve jashtë vendit, të mos ketë asnjë vend të rezervuar”, është shprehur Kurti, duke kritikuar si të patolerueshme këtë gjendje që sipas tij u konvenon qarqeve vendimmarrëse në Kosovë.
Kurti: Nuk pranoj diktate dhe ultimatume
Kurti dhe bashkëpunëtorët, u janë përgjigjur edhe pyetjeve të bëra nga të pranishmit. Pyetjes se përse ka lejuar të shantazhohej dhe nuk i është përgjigjur akuzave të rënda për kinse bashkëpunim me strukturat serbe, Kurti i është përgjigjur se nuk lejon të vihet nën diktat dhe t`i jepen ultimatume. “Nuk kam kohë të merrem me to dhe nuk lejoj të më japin ultimatume. Veç kësaj, nuk ua jap kënaqësinë që të bie në defanzivë dhe të detyrohem të mbrohem”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











