Lajme
Greqia dhe Zvicra bisedojnë për një marrëveshje të re tatimore
Greqia dhe Zvicra bëjnë biseda të reja rreth një marrëveshjeje të mundshme tatimore. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, zëvendësministri grek i Financave, Jorgos Mavraganis, ishte të dielën në Bernë për të përfunduar negociatat.
Diskutimet mes Zvicrës dhe Greqisë për një marrëveshje të taksave janë afër përfundimit, sipas një burimi nga Ministria greke e Financave. Një marrëveshje duhet të nënshkruhet deri në fund të shtatorit. Sipas swissinfo, agjencia ATS ka kontaktuar Departamentin Federal të Financave (FDF), i cili nuk ka dashur të shprehet në lidhje me këtë çështje.
Kjo marrëveshje do të mundësojë pagesën e tatimeve mbi llogaritë/kontot greke në Zvicër. Sipas modeleve të përcaktuara me vendet e tjera, mbajtësit e llogarive/kontove bankare të padeklaruara gëzojnë dy zgjedhje. Ata mund të mbajnë anonimitetin e tyre, por duhet të pranojnë të paguajnë deri në 30% të llogarisë së tyre, ose të lajmërohen drejt pranë organeve tatimore të vendit të tyre.
Zvicra dhe Greqia kanë mbajtur tashmë bisedime vitin e kaluar në lidhje me tatimet përfundimtare. Megjithatë, ato nuk patën çuar në ndonjë rezultat konkret. Bisedimet patën mbetur pezull gjatë fazës delikate të formimit të qeverisë greke.
Shumat të panjohura
Misteri mbetet në lidhje me sasinë e parave greke të fshehura në Zvicër. Sipas shtypit grek, këto vlerësime shkojnë nga 2 gjerë deri në 200 miliardë euro.
Greqia e kërcënuar nga falimentimi që nga viti 2010 tenton të kufizojë evazionin fiskal endemik në vend, por me sukses të kufizuar. Ish-kryeministri grek, Jorgo Papandreu, tha të enjten se vendi i tij do kishte mundur t’i shmanget planit shpëtimtar po të kishte pasur kaq shumë kapitale financiare që nuk i nënshtrohen taksava. Ai tha se strehimi i parave të tilla përben “vjedhje të vërtetë”.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











